Arkitekt Enea Stavre: Ashensorët në Shqipëri, të pasigurtë dhe të amortizuar
Ashensorët janë bërë të domosdoshëm në ndërtesat shumëkatëshe tregtare dhe rezidenciale. Ashensorët kanë qindra pjesë të lëvizshme komplekse, shumë prej të cilave kanë nevojë për mirëmbajtje të rregullt për t’u siguruar që funksionojnë siç duhet. Ndërsa është thelbësore të investohet në një ashensor cilësor, të sigurt dhe të përshtatshëm për ambientin tona, është gjithashtu e nevojshme të sigurohemi që ai të mirëmbahet siç duhet.
Inspektimi dhe mirëmbajtja në kohë e ashensorit promovon sigurinë e përdoruesit dhe gjithashtu zgjat jetëgjatësinë e pajisjes.
Pra, mirëmbajtja e ashensorëve është një aspekt kyç në menaxhimin e mirë të ndërtesës.
Ashensori kontribuon në lehtësimin e lëvizjes por nëse ashensori shfaq probleme kërcënon sigurinë e përdoruesve.
Ku në botë shohim që ka një potencial të madh për inovacion në industrinë e ashensorëve, në Shqipëri ekzistojnë akoma probleme të sigurisë.
Referuar të dhënave të marra nga Inspektoriati Shtetëror për mbikqyrjen e tregut themi se ekzostojnë një numër i madh ashensorësh të cilët nuk përmbushin elementët e sigurisë. Edhe pse ekziston një detyrë ligjore për të garantuar sigurinë e produkteve me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, është shumë me rëndësi identifikimi i tyre pasi problemi nis nga mosnjohja e prodhuesve, instalimi i palicensuar deri në mungesën e mirëmbajtjes së ashensorëve duke vënë kështu në rrezik jetën e përdoruesve.
Ky treg operon në informalitet dhe ka nevojë imediate për kontroll pasi vë në rrezik jetën e përdoruesve. Kryerja e inspektimeve vjetore të ashensorëve do ta bëjë më të lehtë zbulimin e çështjeve specifike që lidhen me funksionimin e sistemit.
Disa çështje të zakonshme të ashensorit që mund të zgjidhen përmes mirëmbajtjes janë renditur më poshtë:
- Dështimi i rrymës – sondazhet e cilësisë së energjisë mund të zbulojnë defekte të zakonshme si nën/mbi tension. Meqenëse ashensorët kërkojnë furnizim të madh me energji elektrike nga sistemet e shërbimeve të ndërtesave komerciale, funksionimi i motorit mund të ndikohet nga këto përditësime të tensionit dhe madje mund të shkaktojë dëmtim të ashensorit.
- Ndotja ndodh për shkak të lubrifikimit jo të duhur ose për shkak të vulave të konsumuara.
- Mosfunksionime të kushinetave dhe dridhje në kushineta.
Probleme të tjera përfshijnë problemet e nivelimit, zhurmat e çuditshme, ngadalësimin e lëvizjes, zilet e alarmit që nuk funksionojnë dhe mbylljen e dyerve për përdoruesit.
Prandaj është jetike të sigurohet që pajisjet të mirëmbahen siç duhet dhe t’u përmbahen kodeve dhe rregulloreve të specifikuara.