Albspirit

Media/News/Publishing

Artur Meçollari: Nuk mund të ketë gjykim pa kushte të detit në Hagë!

Dy vjet mbas dakordësisë midis KM Rama dhe KM Miçotaqis të Greqisë për të shkuar në Hagë për detin midis dy vendeve, situata ka ndryshuar rrënjesisht. Dekordësia për të shkuar në Hagë u zyrtarizua gjatë vizitës se MPJ të Greqisë Dendias ne Tiranë në shtator 2020.

Në maj 2022 MEPJ të Shqipërisë Xhaçka deklaroi se duhet konsensus për në Hagë, kurse MPJ të Greqisë Dendis deklaroi se me të hyrë në zyrë Predidenti i ri Republikës palët do fillojnë procedurat për të shkuar në Hagë.

Së fundmi, Kryeministri Rama mbas një takimi me Kryeministrin Grek Miçotaqis deklaroi se nuk ka konsensus për në Hagë. Pra, nuk mund të filloj procedura për arritjrn e marrëveshjes speciale, edhe pse tashme Presidenti Begaj ka pothuajse tre muaj në zyrë.

Po çfarë ka ndodhur?

Mbas dy vjetësh Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e kuptoi se nuk mund të shkojë me Greqinë në Hagë pa kushte.

Shqipëria ka patur negociata me Greqinë për detin në vitin 2018 dhe dakordësitë e arritura, nuk mund të konsiderohen mosdakordësi. Dakordësitë janë arritur në klimën e besimit reciprok. Pra, dy vendet mund të shkojnë në Hagë, pavarësisht se mundësia më e mirë do të ishte vijimi i negociatave, por vetëm për ato çështje që nuk janë dakordësuar në vitin 2018.

E kam deklaruar qysh në dhjetor 2020 se vendimi për të shkuar në Hagë është politikë, por kushtet e shkuarjes duhet të jenë të qarta dhe duhet të shkojmë vetëm për ato çështje që nuk janë dakordësuar në vitin 2018. Nëse shkojmë për të gjithë çështjen, Shqipëria rrezikon të humbasi një sipërfaqe të konsiderueshme për shkak të humbjes së vijës së drejtë bazë, si dhe disa dakordësi të tjera po ashtu të rendësishme.

Sipas informacioneve, Kompania Britanike e cila këshilloi MEPJ me një pagesë prej 1,5 milion euro arriti pothuajsenë të njejtat konkluzione. Tashmë jemi kthyer në pikën ZERO, por jo pa dëm. Në janar 2021 Olta Xhaçka morri detyrën e MEPJ dhe i premtoi KM Rama për arritjen e shpejtë të një marrëveshje drejt Hagës. Deri tani, përveç pagesës së 1,5 milion eurove, kjo ministri nuk ka ndonjë sukses tjetër për marrëveshjen detare me Greqinë.

Dështimi për herë të tretë i procesit të detit ka krijuar humbje besimin të publikut. Por, ai gjithashtu ka krijuar klimë mosbesimi për një procesin teknik të ardhshëm negocimit, në raportet dypalëshe, si dhe mund të ketë pasoja në procedin e negociatave për anëtarësimin në BE.

Në vitin 2010 GJK rrëzoi marrëveshjen e vitit 2009. Në vitin 2020 Kryeministri Rama, siç ka deklaruar vetë, i propozoi palës greke zgjidhjen e çështjes së detit në Hagë dhe ndërprerjen e negociatave të vitit 2018. Dhe tashmë në vitin 2022 deklaron se nuk ka dakordësi për në Hagë.

https://lnkd.in/dcZUwBU6

https://lnkd.in/dNJtjdS6

https://lnkd.in/dWHCDTHh

Please follow and like us: