Albspirit

Media/News/Publishing

Ekspertja e Edukimit, Ana Llazo: Përballja e shoqërisë sonë me trafikimin e qënieve njerëzore

 

Trafikimi i qënieve njerëzore është tregtia e njerëzve për qëllime të skllavërisë seksuale, punës së detyruar dhe shfrytëzimit seksual komercial për trafikantët ose grupe të tjera me përfitime dhe qëllime të përbashkëta. Trafikimi i qënieve njerëzore mund të ndodhë brenda një vendi ose jashtë tij. Por si mund ta përkufizojmë ndryshe trafikimin? Ai mund të përkufizohet si strehim i personave me anë të kërcënimit ose formave të tjera të rrëmbimit, mashtrimit, detyrimit me qëllim shfrytëzimi. Kur njerëzit mendojnë për fjalën skllavëri në mendjen e tyre kthehet historia në një kohë ku ishin të detyruar të punonin me ose pa dëshirë edhe kur interesat e tyre nuk i përputheshin pritshmërive të tyre.

Ne realitet skllavëria egziston ende sot madje më shumë se më parë. Edhe pse kombe të panumërta kanë krijuar organizata dhe ligje që kundërshtojnë konceptin e skllavërise moderne nuk ka veprime dhe rezultate te mjaftueshme dhe konkrete.

Shqipëria është një prej vendeve ku fëmijë, gra dhe vajza i nënshtohet trafikimit të qënieve njerëzore në mënyrë specifike prostitucionit te detyruar dhe punës së detyruar. Ato i nënshtrohen kusheteve të punës së detyruar dhe trafikimit të seksit brënda dhe jashtë Shqipërisë.

Fëmijët shfrytëzohen kryesisht për kërkimin e lëmoshës dhe forma të tjera të punës së detyruar. Egzistojnë shqetësime serioze për mbrojtjen e viktimave qe dëshmojnë kundër trafikantëve të tyre.

Pavarësisht nëse janë bërë përpjekje nga organizata qeveritare apo joqeveritare numri i viktimave të trafikimit është rritur për shkak te arsimit minimal, mungeses së zbatimit të ligjit dhe ofrimit të ndihmës financiare për parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore.

Do të listonim disa faktorë kyç që ndikojnë drejtpërdrejt në trafikimin e qenieve njerëzore:

1- varfëria ekstreme

2- pabarazia gjinore

3- paqëndrueshmëria politike

4- shëndeti mendor.

Çfarë duhet të bëjë shoqëria për parandalimin e kësaj plage njerëzore?

Të gjithë ne mund të mblidhemi dhe të punojmë për të eleminuar plotësisht këtë krim të urryer i cili po permbyt rrugët dhe vendet tona publike. Ka shumë rreziqe që njerëzit mund te hasin baza ditore që i lejon ato të bëhen më të rrezikuarit nga të qënit pjesë e trafikut kryesisht në moshat e reja dhe adoleshentët. Ato duhen edukuar mirē që mos të bëhen pjesë e kësaj loje të shëmtuar dhe të raportojnë gjithçka që ato hasin për veten dhe shokët e tyre. Qeveria gjithashtu duhet të hartojë më shumë politika mbrojtëse kundër trafikimit dhe te jetë më vigjilente ndaj rasteve të raportuara.

Ka shumë fytyra të trafikimit të qënieve njerëzore qofshin ata një prind, një mik i sapo gjetur ose dikush tjetër të cilit mund t’i besohet. Ai ndikon në të gjitha sferat e jetës dhe është në rritje epidemike. Mposhtja e trafikimit njerëzor është një thirrje e madhe morale në kohën tonë. Marr shkas për këtë apel duke qenë se jemi në muajin e sensibilizimit kundër trafikimt të qënieve njerëzore.

Please follow and like us: