Albspirit

Media/News/Publishing

Polonia dhe vendet e tjera të BE-së propozojnë sanksione të reja ndaj Rusisë

Polonia dhe katër shtete të tjera të BE-së kanë propozuar që Komisioni Evropian (KE) të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë për sulmet e fundit masive ndaj objektivave civile në Ukrainë, sipas një burimi të BE-së.

Në propozimin e tyre drejtuar KE-së, Polonia, së bashku me Lituaninë, Letoninë, Estoninë dhe Irlandën kërkuan kufizime më të ashpra ndaj Moskës pas sulmeve të fundit raketore të Rusisë ndaj zonave civile dhe infrastrukturës kritike në Ukrainë.

Të katër vendet gjithashtu apeluan për sanksione të ngjashme ndaj Bjellorusisë, e cila ka ndihmuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, të nisur në shkurt.

BE-ja ka vendosur sanksione të shumta ekonomike dhe financiare ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit të saj të Ukrainës më 24 shkurt. Sipas disa vëzhguesve, kufizimet janë të pamjaftueshme për të dëmtuar Moskën dhe duhet të forcohen. /atsh

Please follow and like us: