Albspirit

Media/News/Publishing

Brunilda Spiro: Emigranti, emigranti…

Ju lutem mos u mërzisni të afërm dhe mikesha se nuk po takoj apo jam me ju! Jam unë dyfish e mërzitur edhe për ju, sepse kam njëmijë punë dhe probleme që më sollën nga larg, por nuk kam zgjidhur gati dy javë asgjë. Viroza më përshëndeti me kënaqësi sapo erdha dhe megjithëse në këmbë po e nderoj, nuk po më ndahet, aq mall kishte.

E shpërndarë, Tiranë, Korçë, Pogradec po lajthis e asgjë nuk po ndrit! Le që nuk më ndihmon njeri, ja kush vjen prej jush e më ndihmon, nuk po gjej kangjellat e shkallëve të bëj, asnjë punëtor apo usta. Ku janë? Kanë ikur, më thonë të gjithë.

Kanë mbetur vetëm disa kokëmëdhenj, që më kishin vënë gjobë se në tokën time para dyqanit kisha vënë tre vazo me lule për dekorim dhe i zinin pamjen një subjekti tjetër që është një rrugë larg dhe që rrugën e kalimit e zë me makinën e vet dhe i ben karshillëk Bashkisë; ka disa vite e askush nuk ia heq. Ka kafenenë poshtë dritares sime, mblidhen njëqind mistrecë, dyqan në oborr pa leje dhe nxjerr katër tavolina që këta i quajnë skabote sezonale dhe nuk ia heqin asaj, por lulet dhe vazot e mia qënkan pa leje. Aman se nëse do të qeshësh ka material në këtë vendin tonë, material me shumicë. Po nuk kam ndërmend të qesh se më ka ardhur në majë të hundës dhe do ua nxjerr bojën sa të mundem.

Please follow and like us: