Dea Toçi: Ndodhi gjëma diku në Librazhd
Ndodhi gjëma diku në Librazhd,
nga Tirana pak kilometra, gati 68,
vjehrri me vjehrrën nusen kapin mat,
bashkë me dashnorin, këmbët përpjetë.
Djali i shkretë në emigrim punëtor,
rropatej t’u çonte bukën te shpia’
nuse e djalit s’mbahej me dorë,
tjetrin e mori të dilte nga vetmia.
Dashnorin e njohu në rrjete sociale,
kur burrin s’e pati më në shtrat,
pa u takuar, veç njohje vizuale,
e thirri në shtëpi, e ftoi në mëkat.
E futi në shtëpinë ku burri e la,
për prindërit kujdes, as fjalë as shaka,
e futi në shtratin bashkëshortor
nusja që s’ishte e prekur me dorë.
Ashtu si të shumtët, nga jugu në veri,
dikur u krenua djali i shtëpisë,
vajzën pa të kaluar e gjeti ai,
iu krenua prindërve, farefisnisë.
U gjeti vajzë të urtë e punëtore,
t’i lajë e t’i shplajë, ç’të kenë nevojë,
atje në kurbet jeton me dashnoren,
ndoshta e nxjerr dhe të prostituojë.
Por pak ka rëndësi djali a dashnorja,
rëndësi ka bota nuk tallet me ta,
se vajzë e ndershme u shërben në familje,
te shtëpia sytë poshtë, për Mashaallah.
Ndodh gjëma diku, atje në Librazhd,
krejt bota e pa, video lemeri,
nusja ka futur të huajin në shtrat,
vjehrra dhe vjehrri i kapin të dy.
I mjeri djalë kur lajmin merr vesh,
si do jetë ndjerë i shkreti vallë,
ç’do i ketë thënë dashnores tek shtrati,
nusen ma kapën mbi tjetrin lart?
Apo i biem në qafë kot,
ndodh s’ka dashnore është djalë punëtor,
që rjep lëkurën i djegur nga dielli,
kur grurin e mbjell diku në shtator?
Askush nuk ka faj, as vjehrra as vjehrri,
mendoni, ua futi tjetrin në shtrat,
as nusja s’ka faj që iu dogj “i mjeri”,
se burri s’e prekte, aq kohë larg.
S’ka faj as i shkreti që iku emigrimit,
se kërkonte një jetë dhe më të mirë,
e ndoshta familjen s’e merrte dot pranë,
sa të kishte dhe pak hapësirë.
Problemi është, që plasa duke ua thënë,
martohuni vetëm me ata që dashuroni,
çdo lidhje tjetër për çdo arsyetim,
ti e blen topin, tjetri bën golin.
Martohuni vetëm kur shpirti t’iu thotë,
kjo është për mua-ky është i duhuri,
vetëm atëhere s’ka distancë në botë,
t’ju çojë tek tradhëtia, as dhe tek druri.
Please follow and like us: