Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Përballja me realitetin e dhimbshëm…

“Përballja me realitetin e dhimbshëm na jep forcë të vazhdojmë jetën, dhe ta kuptojmë sa e çmuar është ajo”. – Vlora Obertinca
“Dje, në aeroportin e Vjenës më rastisi ta takojë një djalë të ri shqiptar, që ishte fare i pa lēvizshēm në karrocë invalidore. Derisa po e përshëndesja dikë në shqip, mu drejtua “ të lutem motër a mund të më ndihmosh rreth checking- ut sepse, jam komplet i palëvizshëm dhe nuk flas asnjë gjuhë të huaj” . Nuk u mendova dy herë, u vura në ndihmë duke e shtyer karrocën dhe duke çarë turmën e njerëzve si zgjoi i bletëve, e vura të parin në rend duke kërkuar asistencë speciale në përcjelljen e tij.
U preka pa masë nga rasti, meqë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte i vetëm duke u kthyer në vendlindje.
Mu kujtua thënia e famshme e psikiatrit dhe pskikoanalistit të famshëm botëror Sigmund Freud, para status të së cilit bëra një foto të rastësishme në univerzitetin tim të studimeve në Vjenë, ku kishte studiuar edhe ai, që thoshte “Nga dobësitë tuaja do të dalë forca juaj”. Në atë thënie pash djalin e ri që edhe pse ishte shumë i dobët nga shëndeti, i vinte forca për të jetuar!
Atëherë, të dashurit e mi, pse mos të na vijë forca ne që jemi shëndoshë e mirë, por gjithmonë ankohemi për gjithçka, bie fjala për më shumë para, apo edhe për gjëra të kota, të cilat djali në karrocë nuk mund t’i shijojë kurrë.
Jeta është e bukur, qoftë edhe për djalin në karrocë.
Mos lejoni t’u ikin minutat e jetës për gjëra koti! Jeta është njē udhëtim me një drejtim. Andaj përqafoni jetën me shumë dashuri sepse, të mirat e saj janë pafund.
Please follow and like us: