Albspirit

Media/News/Publishing

Nikolin Kola: Nacionalizmi dhe arkitektura Kitch

Statuja që shihni në majën e kupolës të kësaj ndërtese klasike që ndodhet në mbikalimin e kthesës së Rinasit… (nëse jeni bërë kuriozë), nuk është balerin me fustanellë që po këcen. Jo, ai është dora vetë Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ndërsa ato statujat e tjera janë: Teuta, Bato, Genti, Bardhyli… e shumë të tjerë që nga Iliria deri në Mesjetën Arbnore. Të gjithë aty sipër në çdo cep të çatisë me vështrim larg në çdo skaj e kufi.
Opinioni i artistit skulptor sic duket paska qenë dominant ndaj arkitektit dhe kjo e shpjegon edhe disproporcionin e statujave me vetë ndërtesën.
Skënderbeun e lodhur në majë të kalit në çdo statujë tjetër, artisti këtu e ka ulur këmbëkryq mu në majë të kupolës dhe nga aty heroi na tregon me dorë Krujën ose edhe Rinasin, nëse padashje humb mendjen nga kjo mrekulli dhe përfundon në Durrës.
Çatia duket që ka akoma hapësirë për periudha të mëvonshme të historisë sonë dhe ku i dihet çfarë sjell imagjinata dhe vizioni i këtij artisti, se siç duket lekët nuk mungojnë.
Një gjë nuk e kam shumë të qartë, cili do jetë destinacioni përfundimtar i kësaj ndërtese: Hotel, Panteon, Muze, Museleum apo Kompleks dasmash ku do të martohen të gjithë patriotët e “xhamadanit vija-vija”.
Please follow and like us: