Albspirit

Media/News/Publishing

Patriarku rus: Ne dhe serbët jemi një!

Patriarku Kirill theksoi se kisha serbe është më e afërta me atë ruse për nga kultura, tradita shpirtërore dhe përkushtimi ndaj unitetit të sllavëve ortodoksë.

“Serbia kurrë nuk ka qenë në anën e armikut të Rusisë, ky është një fakt historik. Edhe tani, duke qenë se jeni në qendër të Evropës, jeni në një situatë të vështirë”, tha Patriarku Kirill, i cili shërbeu liturgjinë në Katedralen e Kremlinit, së bashku me peshkopin e Kishës Ortodokse Serbe, mes të cilëve ishte Mitropoliti i Malit të Zi.

Patriarku Kirill përshëndeti ipeshkvijtë e Kishës Ortodokse Serbe dhe tha se ata janë të lumtur sepse bashkë me ta në liturgji marrin pjesë edhe Mitropoliti Joanikije dhe peshkopi i Pakracka-Sllavonisë Jovan.

Mitropoliti Joanikije theksoi se peshkopët, kleri dhe i gjithë populli serb po luten për Patriarkun Kirill dhe për gjithë Rusinë e Shenjtë, njoftoi zyra e Patriarkut të Moskës dhe të gjithë Rusisë.

Peshkopët e Kishës Ortodokse Serbe mbërritën në Moskë me ftesë të Patriarkut Kirill për të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar ruso-serb “Ngushëllimi serb për zemrën ruse” në Universitetin Ortodoks Humanitar të Shën Tikhonit.

Please follow and like us: