Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi i Britney Spears trondit sërish konspiracionistët vendas

Britney Spears rikthehet për të shokuar fansat e saj me një provokim të ri, ekstrem, “social”. E portretizuar lakuriq, pas divanit të saj, ylli i pop-it, e cila tashmë kishte publikuar foto të guximshme muajt e fundit, jo vetëm kënaqet “siç e ka lindur mami”, por ia shton dozën një mesazh edhe më të qartë.

Spears nuk i “përtyp” fjalët për të tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj të pakufishëm, 56 milionë vetëm në Twitter dhe mbi 41 milionë në Instagram, teksa njofton “sinqerisht”: “Kam premierë për një film këtë javë, “akti legjislativ i pi**t tim”! Reagimi është “viral” dhe ndjekësit e saj të rinj me siguri do të mbeten pa fjalë…

Në fakt, Britney Spears nuk ndalet së shokuari me deklaratat dhe veprimet e saj. Para disa ditësh vijoi akuzat ndaj babait Jamie Spears, se e ka trajtuar atë si një qen. Për këtë publikoi një status në mediat sociale. Këngëtarja shtoi se çdo mëngjes dhe çdo natë i lutet zotit t’i japë babait vetëm 5 minuta nga dhimbja që ajo ndjeu.

“Të lutem që të digjesh në ferr, bir kurve!!!” – ishte një nga postimet e saj. Britney postoi gjithashtu pesë pamje të veçanta të aplikacionit të shënimeve, ku shtjelloi se si babai i saj dyshohet se e keqtrajtoi atë gjatë konservatorit 13-vjeçar, duke e bërë të ndihej e shëmtuar.

“Atëherë në konservator nuk ndjeva absolutisht asgjë. Isha e trishtuar, nuk kisha fjalë për pamjen time në fotosesione, duhej të ndiqja udhëzimet… Do ta them deri në ditën kur do të vdes, f–king … Familja ime më shkatërroi jetën”, – shkroi ajo pjesërisht.

Please follow and like us: