Shaban Murati: Për Shqipërine Europa nis nga Durrësi
Qyteti im i lindjes më akordon titullin e lartë “Nderi i qytetit të Durrësit”
Në një ceremoni të bukur me rastin e “Festës së Ullirit”, organizuar në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu”, Durrës, kryetari i shoqatës “Durrësi Autokton” z.Abdulla Deliallisi më dorëzoi titullin e lartë “Nderi i Qytetit të Durrësit”.
Padyshim vlerësimi i lartë nga qyteti i lindjes për krijimtarinë dhe veprimtarinë time të gjatë ka një karakter të veçantë emocional dhe biografik.
Faleminderit qyteti im i lindjes, qyteti më i vjetër i Shqipërisë, simbiozë e autoktonisë ilire me qytetërimet kryesore antike europiane!
Për Shqipërine Europa nis nga Durrësi.
Please follow and like us: