Albspirit

Media/News/Publishing

Dea Toçi: MUZA…

Poetit frymëzimi kur i mbaron

e muzë asgjë më s’i shërben,

zgjedh të shkruajë ashtu kot

apo muzë të re del dhe gjen?

 

Unë provova, dola, kërkova

muzë të re në çdo skaj,

por më kot veten mundova

të artë kudo shihja sytë e saj.

 

Ndala, u ula pranë një sofre

t’i flas gotës që kam përballë,

n’agoni pranë asaj gote

erdh’ më gjetën sytë në faj.

 

Krahë më mori, më tërhoqi

ashtu xurxull si i marrë,

hap më hap nga pas më ndoqi

gjer’ më uli mbi divan.

 

Penë të zezë e fletë të bardhë

mori nga xhepi i një pardesyje,

lehtë më puthi pak mbi ballë

dhe u zhduk ngadalë si hije.

 

Siluetën tek ia vështroja

penën mora, nisa të shkruaj,

hapat në ikje i numëroja

ikje saj më ngjalli mua.

 

Ti prapë shko nuk ka problem

në lojërat e tua unë bëj poezi,

ti hedh një hap-unë shkruaj një varg,

E vetmja muzë je… Në përjetësi!

Please follow and like us: