Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Dosjet dhe krimet e komunizmit

 

 

Kërkova disa ditë në internet të mësoja diçka mbi ligjin e ri, për hapjen e dosjeve. Me aq sa gjeta, kuptova një gjë, që ky ligj shfuqizon ato ish komisionet e mëparshme, Bezhani a ku di tjetër, për gjoja pastrimin e figurës etj. Pra ke bashkëpunuar apo ke spiunuar dikë tek shteti, Sigurimi. Nëse e ke bërë nuk ke të drejtën të zgjidhesh në poste publike. Nuk ke të drejtën të bëhesh deputet i Kuvendit të Shqipërisë etj. Mirëpo këto komisione kurrë nuk mbërritën në thelbin e duhur, në një hapje frontale ku të dënoheshin edhe krimet e komunizmit. Kësisoj edhe tani, komisionet e dikurshme vdesin dhe tashmë pushtetin e tyre e merr i ashtuquajturi Autoriteti i Dosjeve. Pra ashtu si më parë, do dëgjojmë një gërrëverrje emrash se, krimet e komunizmit nuk i dënon askush. Me një fjalë ata që kanë urdhëruar apo firmosur, internimet, burgimet, pushkatimet, ku këtu bën pjesë edhe babai i Edi Ramës, (firmëtar në ekzekutimin me varje në litar të poetit Havzi Nela në gushtin e vitit 1988) jo vetëm që nuk dënohen, por kanë një perëndim të mëndafshtë jete, se, i kanë shërbyer ligjit dhe shtetit. Mua nuk më habit aspak kjo gjetje social-rilindase a komuniste. Sot shqiptarët janë aq të budallepsur sa janë të ekzaltuar se do shpallin disa kulakë të tjerë. Ashtu siç panë shfaqje pa fund demaskimi nga Enver Hoxha, tani e ka radhën të shohin nga Edi Rama. Kësisoj mund t’ua kalosh topin në mes të këmbëve sa herë të duash. Por më habit se si e ngrejnë dorën lartë ata që vinë nga shtresat e të persekutuarve. Se si mund ta besojnë se xhelati po hap dosjet për të dënuar baballarët dhe bashkëpunëtorët në krimet e diktaturës së proletariatit. Edi Rama dha një show në publik ku talli mender bythën sa i desh qejfi marritë e tij prej perversi. Madje shkoi deri aty sa përmendi një postulat nga një ish i përndjekur politik si At Zef Pllumi. Tha midis të tjerave se, gjoja prifti françeskan i paska thënë, se ata që bërtasin më shumë, janë bashkëpunëtorët e tyre. Nuk e di se kur ia ka thënë se prifti i madh nuk jeton më, por ka lënë një vepër gati epokale ku, nuk ka mendje njerëzore ta rroki atë që komunisti i ka bërë shqiptarit. Ndofta po të ishte gjallë do të qeshte, se, edhe ky pinjoll nuk po bënte asgjë tjetër, por po bërtiste. Madje në gjithë atë senancë maratonë orësh, askush nuk pati kurajon ta pyeste Edi Ramën pikërisht se a ndjente përgjegjësi morale se firma e babait të tij kishte varur në litar një poet shqiptar? Kush nuk bëlbëzoi. Madje nxitonin t’i kujtonin të mbaronte se donin të votonin. Kjo ishte një rivrasjet e radhës në këto 30 vjet demokraci, një luftë e re klasash. Me një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të të xhelatëve dhe viktimave. Një turp kolektiv social i radhës, me arsyen e thjeshtë, se sa kohë nuk dënohet kush për krimet, keni bërë një vërë në ujë.

Please follow and like us: