Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Shuarja e dashurisë

“Duke luftuar dëshirën e heshtur brenda nesh, ne e luftojmë pasionin. Duke e luftuar pasionin e shuajmë dashurinë e duke e shuar dashurinë e shuajmë edhe jetën” – Vlora Obertinca.
Kur vijmë në këtë jetë mendojmë se këtu do jemi gjithmonë, andaj edhe gjatë rrugëtimit lindin shumë dëshira, e nganjëherë disa i lëmë në heshtje edhe pse i dëshirojmë shumë.
Kur dëshira e heshtur, prej një pike bëhet lumë, prej lumit det, e prej detit oqean, shëndërrohet në vuajtje e prej vuajtjes në sëmundje, e prej sëmundjes në vdekje të ngadalshme e të dhimbshme.
Vallë pyesim ne, a kemi ardhur në këtë jetë të vuajmë apo ta shijojmë atë? Në fund të ditës të gjithë ata për të cilët bëmë sakrifica, vazhdojnë rrugëtimin e tyre sepse ata e kanë kuptuar para nesh se e kanë vetëm një jetë për të jetuar, andaj edhe i ndjekin dhe i realizojnë ëndërrat e tyre. Po ku mbetem ne në tërë këtë udhëtim, pyesim veten?!
Andaj them, mos i leni ëndërrat dhe dëshirat e juaja të heshtura, sepse minutat e jetës janë të numëruara. Ju dhe vetëm ju mund t’i realizoni ato dhe ta gëzoni çdo moment të jetës suaj. Besoni në vete dhe merrni vendimet tuaja duke e dëgjuar zërin tuaj të brendshëm – Vlora Obertinca.
Please follow and like us: