Albspirit

Media/News/Publishing

Leonida vs Skënderbeut – Luftrat spartano-shqiptare, 275 pes!

Fotot ngjitur – Burimi:
Spartan-Albanian War, 275 BC, Leonidha vs Skanderbeg!
[ Game: Civilization V, Sid Meier’s Mediterranean AI – Part 4: Desert Turmoil Images: 89, author: porkpotpie, published: 2017-11-03, edited: 2017-11-06 ].

Leonida vs Skënderbeut – Luftrat Spartano-Shqiptare, 275 pes!
(sguraziu – ap, j 2018 – kujdes me historinë e me kronikat, qofshin aso filo-helenike, keltike, nordike a pellazgo-ilire, jo gjithçka është “histori”…)

Për Skënderbeun e Tiranës… për gjeneralët shqiptarë, ngushëllim sadopak mund t’jetë vetë historia, qoftë e lashta greke qoftë e freskëta “hollivudeske”. Sipas meje, humbja kompjuterike njëkohësisht është dhe një lloj ngushëllimi, qëkur as vetë Kserksi i tmerrshëm me armadat e tij s’ishte ndonjëfarë kundërshtari për Leonidanë. Ajo Persia e paskajshme, me ushtarë e mercenarë në numër sa vetë rëra e shkretëtirave të Persisë, pati dështuar.

***
Aty-këtu Interneti sikur na mahnit me gjërash që s’do i merrnim as me mend. Kështu më ndodhi kësaj radhe. Befasia e mori pamjen e titullit “Luftrat Spartano–Shqiptare, Leonida kundër Skënderbeut”! Hm… sakaq t’u bëra kureshtar, titulli totalisht alogjik, asgjë nuk përputhet, s’ka mundësi – po thosha! Titulli “tingëllonte” aq paradoksal e qesharak sa harrova çfarë po kërkoja.

Leonida i Spartës pati jetuar ndoshta 2000 vjet para Skënderbeut, e dimë që e pati turpëruar Persinë dhe mbretin Kshajorsha (ose siç e quanin grekët, Kserkses, njëjtë si grekët e quan dhe Hollivudi) me “300 spartanët” në Termopilet. E dimë që kur zemërohej bërtiste në kupë të qiellit “këtu i thonë Spartë” dhe pastaj vetë stërkalat e pështymës ta tmerronin armikun.

Ja që në historinë e video-lojërave i njëjti Leonida ka “luftuar” kundër Skënderbeut (siç e dimë edhe ky i pati turpëruar ushtritë e mëdha anadollake). Madje ende janë duke luftuar, luftrat mes tyre mund të vazhdojnë.

Një dikush si “kronist i luftrave” mbante diç si ditar multimedial (apo natar) me foto e me komente në anglisht, lidhur me rrjedhen e Luftës Spartano-Shqiptare. Njësoj siç ia bënin dhe kronistët e vërtetë të sulltanit a të perandorit, të mbretëreshës Kleopatra a të Cesarit. Derisa ashtu nga kureshtja, pa m’u shuar buzëqeshja, po i shfletoja slajdet, mësova mjaft histori nga komentet e “kronistit” (disa sosh po i sjell këtu më poshtë).

Mësova që Skënderbeu s’i paskesh patur punët aspak mirë, Tirana na paskesh rënë në duart e spartanëve disa herë (po pra, edhe në kohën e Leonidasë, Tirana ishte “Kryeqytet” i shqiptarëve, dhe shqiptarët “shqiptarë”). Mësova se në fund shqiptarët të humbur e të turpëruar kundër Spartes (fare s’e prisja, u pikëllova…). Në fakt, na paskeshin luftuar kot kundër Leonidasë, pasi kryetrimi grek thjesht duke e përgatitur frontin kundër serbëve. Për Leonidanë, shqiptarët (me gjithë Skënderbeun) s’na ishin madje as si një “gjemb i vockël në thembër”, pa le kundërshtarë të denjë.

***
Sqarim shtesë – Sipas hartografisë së lojë-luftës, zbulova se Durrësi si qytet-fortifikatë mund t’jetë jo medoemos aty ku duhet të jetë, ndoshta dhe diku në brigjet e Detit të Zi. Fillimisht qesh ngatërruar paksa me logjiken, por pastaj e mora me mend “imagjinaten”, ia sqarova vetes: nëse futesh në luftë si Skënderbe nga Durrësi a Tirana, dhe nëse tokat e Durrësit apo të Krujes janë të “zëna” (të zaptuara), thjesht mund ta themelosh një Durrës tjetër kudo 🙂

(më poshtë komentet e “kronistit”)
– Në Greqi, spartanët e kanë marrë Durrësin nga Shqipëria, dhe duket se do t’mbetet i tyre përgjithmonë, për shkak të mungesës së forcave shqiptare në zonë. Tani për tani qytetet e tjera shqiptare duken të sigurta.

– Forcat spartane që po depërtojnë në Shqipëri s’duken assesi ndryshe por si luanër… Spartanë. Padyshim spartanët do t’jenë fituesit e luftës, pasi kanë arritur të marrin një qytet shqiptar, pa marrë parasysh sa keq ishte i pozicionuar qyteti.

– Epo, mbase pata folur para kohe. Forcat spartane e godasin portën kryesore shqiptare, aq shumë sa që shkaktojnë dëme në qytet.

– Yup, vërtet pata folur para kohe. Forcat spartane e kanë sjellë Tiranën në të “kuqen”, kanë superioritet në det si dhe me forcën tokësore. Gjërat po duken keq për shqiptarët e “u/SilentForza” (kështu u quajka Skenderbeu shqiptar, dmth u/SilentForza është nofka : )

– Lajm i keq për juve “u/SilentForza”, Tirana ka rënë duke i reduktuar shqiptarët në një qytet. Gjithsesi tifozët spartanë do t’jenë të lumtur përgjithmonë.

– Shqipëria e rifiton Kryeqytein e vet! Ushtria e tyre duket e dobësuar, ata s’do jenë në gjendje ta mbajnë rezistencën gjallë as deri në të ardhmen e afërt.

– E pra ky është turp, Tirana bie përsëri në duart e spartanëve. Novi Sadi po merr gjithashtu dëme nga forcat sulmuese bullgare.

– Një vështrim i shpejtë në Luftën Spartano-Shqiptare, shohim se Shqipëria ka pranuar Kultin e Figures së Zogut si fenë e tyre të vërtetë.

– Përfundojmë me fatin e Shqipërisë në “balansin” e luftës. Gjithashtu zbulojmë se Shqipëria s’ishte as synimi i vërtetë i Leonidasë, shqiptarët thjesht ndodhi t’ishin midis Spartës dhe Serbisë. Çfarë mënyre mizore për t’ia hapur rrugën vetes për luftë.

Please follow and like us: