Albspirit

Media/News/Publishing

Zana Tako: Erdhi edhe vjeshta e tretë

Erdhi edhe vjeshta e tretë
Gjethet binin një e nga një
Faqet e mia i puthnin lehtë
Unë e heshtur nuk bëja zë
Forma e buzës së tyre
Vulë mbeti e s’shkulet më
Gjethe vjeshtuke me ngjyrë ari
Fërfërin pa bërë zë.
Vjeshta mbart kujtime
Shkruar mbi gjethe farfuri
Bini mbi supet, mbi buzët e mia
T’ju puth një e nga një.
Më kujtoni, të mos harroj
Kohë të shkuara që s’kthehen më
Gjethet e vjeshtës tek ranë mbi mua
Vulosën puthje pa bërë zë.
24 Tetor 2022.
Please follow and like us: