+16/Pikturat erotike në vaj të Gazmend Freitag
IZRI REXHA
Në mesin e pikturave në vaj, Gazmend Freitag ka realizuar shumë akte femre. Figura e njeriut e veçanërisht paraqitja e gruas është tematikë që e gjejmë të shprehur mbi pëlhurat e autorit. Ai ka shumë piktura në vaj të grave të ngjyrosura gjithashtu nudo. Kjo lidhet me studimet e tij në vitin 2013 që i bëri në Universitetin e Arteve të Linzit të kryesuar nga Prof. Mag. Annelies Oberdanner ku ai ka ndjekur drejtimin e artit për piktura nudo.
Autori figurën nudo të gruas e paraqet në frymën e anticitetit grek, ku gruaja shfaqet si perëndeshë e dashurisë.
Pikturat erotike të autorit janë të ngjyrosura me ngjyrat origjinale të lëkurës duke e dalluar secilën pjesë të saj sikur të ishte një fotografi origjinale, prandaj autorët e tjerë kanë të drejtë që z. Freitag e quajnë natyralist dhe realist në pikturë.