Dekani i Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, pjesë e “Samitit të Ballkanit Perëndimor 2022”
Në samitin e Ballkanit Perëndimor 2022 që po mbahet sot në Prishtinë, po merr pjesë edhe dekani i Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, Veton Vula.
Organizatorët e këtij samiti kanë ftuar prof. Vula, ndërsa marrin pjesë edhe personalitete të rëndësishme në vend si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ish presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ish kryeministri i Greqisë, George Papandreu dhe ish ndihmës sekretar i SHBA-ve për Evropën dhe Azinë, West Mitchel.
Temë kryesore e këtij samiti do të jetë ndërtimi i urave për paqe, prosperitet dhe solidaritet në Ballkanin Perëndimor.
Please follow and like us: