Albspirit

Media/News/Publishing

“Gazeta e Alpeve”, në fondin arkivor të 17 bibliotekave publike të Shqipërisë

Ju bajmë me dije se Biblioteka Kombëtare në Tiranë, Bibliotekat Publike në qytetin Shkodër, Durrës, Korçë, Lezhë, Gjirokastër, Bajramcurri (Tropojë), Peshkopi, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, në Vlorë, Kukës, Berat, në Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, në Pukë, Fier, Koplik (Malësi e Madhe) dhe qytetin e  Elbasanit janë pajisur me koleksionin e “Gazeta e Alpeve” (Nr. 1 deri nr. 65), të cilat iu janë derguar me pako (“Rekomande”) me Posta Shqiptare në adresat përkatëse përgjatë muajit tetor 2022.

Në përcaktimin e bibliotekave publike të bashkive të Shqipërisë është marrë në konsideratë vlerësimi një studim i një fondacioni të huaj mbi gjendjen e bibliotekave në Shqipëri, ku janë pasë parasysh gjendja e bibliotekave (godina e tyre, aftësia vendmbajtëse e koleksioneve, etj.).

Në vitin e ardhshëm, në muajt e parë, “:Gazeta e Alpeve” do iu dërgojë shkresë zyrtare disa institucioneve (bashki, ministri, KLSH) që me strukturat e mekanizmat e tyre shtetërorë ligjorë të kenë mundësinë e mirësinë të ushtrojnë kontrolle në 5 prej bibliotekave publike mbi arkivimin, ruajtjen e përdorimin e koleksionit të “Gazeta e Alpeve”.

Bibliotekat publike në bashki e universitetet përkatëse të lartpërmendura për çdo rast komunikimi munden të na shkruajnë në e-mail: gazetaealpeve@gmail.com

Ju bajmë me dije se po vazhdon Aksioni ynë Kulturor edhe për pajisen e bibliotekave publike rajonale të Kosovës, atyre të komunave me shumicë shqiptare në Mali i Zi dhe  Maqedoni e Veriut me koleksionin e “Gazeta e Alpeve” (Nr. 1-65), ku janë dërguar koleksionet në disa prej tyre, por puna nuk po ecën shpejt për arsye të fondeve për dërgimin e tyre në rrugë postare.

Këto gazeta (koleksion-të arkivuara) le t’iu mbeten historisë e kulturës kombëtare, brezave shqiptarë!

Please follow and like us: