Albspirit

Media/News/Publishing

Senad Guraziu: BIO-LAMPYRIS

[Pikturë e “artistit” famëkeq Adolf Hitler (1889-1945), 2 herë i refuzuar nga Akademia vjeneze e Arteve të Bukura, sa për “ironinë” subjektuale, për pafajësisë engjëllore dhe për ngrohtësinë e ngjyrave… no comment:)

 

BIO-LAMPYRIS
S. Guraziu, 2014

(Peshku i Errësirës)

S’ka frymor më thellë
që i duhet fryma,
gjallesë që i duhet jeta,
poshtë zonës eufotike
të ultësisë,
peshk i ngratë i thellësisë,
nëse nga ata pa sytë,
atëherë s’të duhet drita,
do kesh tjera guida –
ti mirë e di, Dielli i shuar
s’ka si vetëdigjet,
asnjë pishtar s’është
Feniks, as prush as hi,
as urnë, asnjë qiri,
as yll i fikur s’rindizet
pa një xixë stralli
në zemrën e tij.

Nëse e ndien irida
jote, kujtohu, ti je zhytësi
i thellësisë, Dielli
ende është aty ku ishte,
mos ki frikë, bio-dritë
është, do bësh pakëz
dritë dhe ti – herë bishtalec
i vetë bishtit do jesh,
herë mbi kokë do
zgjatesh si bisht, herë
në kërthizë “zonjash”
tërë jetën si parazit –
s’do jesh pishtar krenar
si Polaris, llamburitëse
e Babilonisë, flakadan
i pashuar në Atlantis,
kurrë mos u zhgënje,
ruaje dritën dhe ata sy,
për botën tënde
mjafton një e vetme
shkëndijë, mini-llambë…
bio-lampyris.

Please follow and like us: