Organizohet trajnimi i radhës për kurset e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional
Në vazhdë të kurseve ndërkombëtare të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Fakulteti i Infermierisë organizon trajnimin e radhës për EVP me datën 10 nëntor. Tematika e këtij kursi do jetë ‘’Menaxhimi i dhimbjes’’, me ligjëruese Edona Haxhijaj.
Trajnimi do mbahet duke filluar nga ora 09:00-14:30 në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB, ku mund të aplikojnë të gjitha profilet shëndetësore dhe jo-shëndetësore, të cilët dëshirojnë të mësojnë më shumë për sfidat në kujdesin shëndetësor, dhe menaxhimin e dhimbjeve te pacientët me sëmundje të ndryshme.
Pagesa për pjesëmarrje në këtë trajnim do jetë 10 euro për studentë, kurse për profile të tjera 15 euro.
Aplikimi duhet të bëhet në këtë link, më pas do pranoni emailin e aplikimit, ndërsa pagesën duhet të bëni në këtë numër xhirollogarie TEB 2014 0000 0848 9233.
Pagesa duhet të dorëzohet më pas si kopje fizike te zyra e Asistentëve të Infermierisë, jo më larg se një ditë para mbajtjes së trajnimit.
Rezervoni vendin tuaj, pjesëmarrja është e limituar!