Xhezide Selimi: Era përkund gjethet
![](https://alb-spirit.com/wp-content/uploads/2022/10/307326699_5452774784841751_9167671606617071402_n-e1663989501405.jpg)
Era përkund gjethet
Mundohet të më vë në gjumë
Përkundja e tyre më
turbullon shpirtin
Mbyll sytë
Jam në ëndrrën e bukur
të gjetheve vezulluese
endemi nga pema në pemë,
nga trungu në trung
Me krahët e zanave të malit fluturoj
nuk mrizoj dot bukurinë që shfaqet
brenda meje
Të zgjati dorën ty,
n’ajër së bashku me gjethe vallzojmë
valsin e stinës naive
ndeshemi me aromat e paarrira
të pishave
Shndërrohemi në halorë
dhe biem ngadalë në tokën tonë
Për t’u ripërtrirë pastaj në dashuri
të kohërave antike.
Please follow and like us: