Ish-ministrat evropianë mbështesin protestat në Iran dhe opozitën e organizuar
27 Tetor 2022
Në një deklaratë të përbashkët, 11 ish-ministra evropianë shprehën mbështetjen e tyre të plotë për protestat mbarëkombëtare të Iranit dhe rolin udhëheqës të Rezistencës Iraniane, veçanërisht Njësive të Rezistencës të Muxhahedin-e Khalq (MEK).
“Njësitë e Rezistencës dhe opozita e organizuar po marrin rreziqe serioze për të luajtur një rol jetik në organizimin dhe mbështetjen e këtyre protestave duke ngritur një front të rezistencës kundër represionit”, thuhet në deklaratë.
Duke pasur parasysh faktet e mësipërme, ne, të nënshkruarit, bëjmë thirrjen e mëposhtme drejtuar Kombeve të Bashkuara, shteteve të saj anëtare dhe organizatave të tjera ndërkombëtare:
- Perspektiva e ndryshimit në Iran nuk ka qenë kurrë kaq e arritshme. Është koha për të njohur të drejtën e popullit iranian për të mbrojtur veten me çdo mjet të nevojshëm dhe për të përmbysur këtë regjim.
- Të dënojë me forcë vrasjen e demonstruesve në Iran dhe të marrë masa urgjente për të ndalur këtë represion. Dosja e krimeve të këtij regjimi duhet t’i referohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ata që janë përgjegjës për kryerjen e krimeve të tilla duhet të sillen para drejtësisë.
- Populli i Iranit ka një alternativë demokratike, qëllimet e së cilës janë të përfshira në Planin me dhjetë pika të artikuluar nga znj. Marjam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Kjo alternativë meriton mbështetje gjithëpërfshirëse.
- Çdo dialog ose marrëveshje me regjimin iranian ose vazhdimi i marrëdhënieve me të duhet të bazohet në lirimin e të gjithë të arrestuarve gjatë kryengritjes së fundit.
Nënshkruesit:
- Janez Jansa,Ish-kryeministër – Slloveni
- Tonio Borg,ish-ministër i Punëve të Jashtme dhe Komisioneri Evropian për Shëndetësinë dhe Politikën e Konsumatorit– Malta
- Åse Maria Kleveland, ish ministër i Kulturës dhe këngëtar i njohur i Norvegjisë
- Corinne Lepage, ish-ministri i Mjedisit– Francë
- Audronius Ažubalis, ish ministër i Punëve të Jashtme – Lituani
- John Perry,ish ministër i shtetit për biznesin e vogël – Irland
- Francis Zammit Dimech, ish ministër i punëve të jashtme – Malta
- Anatol Șalaru,Ish-ministri i Mbrojtje – Moldova
- Marcin Święcicki, ish Ministër i Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë, ish Kryetar i Bashkisë së Varshavës – Poloni
- Mario Galea,MP, ish-ministër i Shëndetësisë dhe ish-Kryetar i Grupit Parlamentar– Malta
- Nicola Renzi, Ish kapiten Regent dhe ministër i Jashtëm– San Marino
Please follow and like us: