KOLEGJI AAB, BASHKËORGANIZATOR I PANAIRIT TË UNIVERSITETEVE FRANCEZE ME 31 TETOR
Në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës me 31 tetor nga ora 10:00 deri në 15:00, do të mbahet Panairi i Universiteteve Franceze, ku bashkëorganizator është Kolegji AAB. Ky panair do shërbej si mundësi për zbulimin e programeve mësimore, shkëmbimeve dhe mundësive për të studiuar në Francë me përfaqësuesit e shumtë të universiteteve franceze.Pjesëmarrja e Kolegjit AAB si bashkëorganizator në këtë edicion të panairit, luan një rol të rëndësishëm në krijimin e raporteve me universitetet franceze dhe mundësitë për studentët në eksplorimin akademik edhe jashtë kufijve.
Please follow and like us: