Xhezide Selimi: Ç’mrekulli je ti
Mundohem t’i arrij të gjitha gjethet
që i merr era
Të fluturoj bashkë me to në kaltërsinë
e ditës së sotme.
Një nga një do i pikturoj në trupin tënd
të ngrohtë.
Do filloj nga gjethja me ngjyrë të errët
tek ajo me ngjyrën më të çelët
Le të çelem dhe unë si një lule e stinës që po lulëzon
Pastaj me gjethet e mbyllta
mundohem të ftoj ngjyrën e syve të tu
Dhe s’e arrij dot
Sytë e tu të ndryshëm nga njëri-tjetri
njëri gështenjë dhe tjetri rrush i zi.
Ç’mrekulli je ti!
Please follow and like us: