Albspirit

Media/News/Publishing

Guxim Alimani: I sigurt se ky vend ka të ardhme…!

 

 

 

Refleksion përtej një portreti

 

Admir Mulaj është i ri në moshë. Por akoma më të ri e bën buzëqeshja që e dominon përherë fytyrën e tij. Por nëse ke rast të rrish e bisedosh do të vëzhgosh se brenda rinisë së tij ekzsiton jo vetëm eksperiencë dhe ekspertizë që të bën jo vetëm kurioz deri në habi, por dhe të kthen përnjëherësh në adimirues të Admirit.

I rritur në një familje të madhe e të njohur në Vendlindjen tonë ai ka marrë jo vetëm cilësitë konservatore të traditës malësore, por së pari principin themelor njerëzor të të qënit njeri praktik e punëtor.

Përpos kësaj, si ekselent në çdo cikël mesimi, ai arrin të shkollohet në njërin nga Universitetet më reputativë të Italisë për macro-ekonomi.

Mbaron shkëlqyer por nuk pret ta thërrasin e ta punësojnë burokratët e politikës, por hap vet Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës. E në vijimësi dijen dhe inteligjencën shoqëruar me djersë pa ndalim i hedh me guxim në fushën e biznesit. E kudo ku investon rezulton jo vetëm i suksesshëm por mbi të gjitha human. Që nga Tropoja e Mati deri në Kryeqytet, Fushë-Arrës apo Berat filantropia e njerëzillëku i Admirit kanë lënë gjurmë.

I arrirë në edukatë e i gjithanshëm në kulturë, i kultivuar profesionalisht me sedrën e një dijetari ai është prapë i thjeshtë e kokëulur dhe punën nuk e ndërpret për asnjë çast. Nëse nuk e mëson prej dikujt tjetër zor ta mësosh prej modestisë së tij se ai është njeriu i suksesit në Ndërtim, Turizëm, Arsim, Hidroteknikë etj.

Do doja dhe kam akoma shumë për të thënë, por dua ta portretizoj vetëm me fjalë të thjeshta të denja për thjeshtësinë e tij. Por nuk rri dot pa thënë që kur shoh të rinj si Admir Mulaj së pari lumturohem si shqiptar që ka në këtë brez të rinj të tillë që të japin shpresë se ky vend do të bëhet dhe do të përparojë. Ky nuk është një konstatim futurist, por një realitet i mbështetur në njohje siç është Admiri.

Please follow and like us: