Kompozimi i Thoma Simakut në ansamblin më prestigjoz në botë për muzikën klasike bashkëkohore
Ky është një eveniment i rëndësishëm për muzikën tonë: për herë të parë ansambli më prestigjoz në botë për muzikën klasike bashkëkohore do të interpretojë muzikën e një kompozitori shqiptar! I themeluar më 1976 nga Pierre Boulez me mbështetjen e Ministrit të atëhershëm të Kulturës në Francë Michel Guy, Ensemble Intercontemporain përbëhet nga 31 solistë të përzgjedhuar nga vende të ndryshme të botës.
Në dy koncertet që do të japin së shpejti në Angli, solistët e këtij ansambli do të interpretojnë edhe tre vepra të kompozitorit shqiptar Thoma Simaku.
Premiera botërore e Soliloquy VII for Clarinet & Resonant Piano e Simakut do të hapë koncertin e tyre të datës 19 Nëntor në festivalin më të madh të muzikës bashkëkohore në Angli – Huddersfield Contemporary Music Festival.
Kjo vepër u kompozua më 2019 gjatë rezidencës së kompozitorit në Shtëpine e Artistëve Dora Maar House në Provence të Francës, me mbështetjen e Fondacionit amerikan The Brown Foundation, Houston, dhe do të interpretohet për herë të nga solisti francez Jérôme Comte.
Një fragment nga kjo vepër mund të shihet në videon e bashkangjitur.
Disa ditë më vonë, në koncertin që do të zhvillojnë në Universitetin e York-ut, ku përveç veprës tashmë klasike të Pierre Boulez Derive I, solistët e ansambalit do të intepretojnë dhe Klang Invention të Simakut e cila u kompozua me porosi të ansamblit austriak Klangforum Wien dhe përdor të njejtat instrumenta. Në program gjithashtu është dhe pjesa e titulluar ENgREnage, e cila tashmë përfshihet në albumin e Simakut të vitit 2019 e nxjerrë në tregun ndërkombëtar nga shtëpia diskografike Naxos. Siç shkruan kompozitori, “muzika në këtë pjesë është mbështetur tërërisht mbi një notë të vetme (notën RE), e cila shumë mirë mund quhet edhe ‘isoja e veprës’.
Mesazhi i Thoma Simakut
Është një nder i madh që solistët e Ensemble Intercontemporain të Paris-it do të interpretojnë tre nga veprat e mia më të fundit në koncertin që do të zhvillohet së shpejti në Universitetin e York-ut.
I themeluar nga vetë Boulez-i, ky është ansambli më prestigjoz në botë për muzikën bashkëkohore!!
“…les solistes de l’EIC se produisent dans un programme comprenant principalement quelques-unes des œuvres les plus récentes du compositeur, caractéristiques de ses inventions sonores (ou KLANG Inventions, comme il les appelle lui-même), : dans Soliloquy VII, une clarinette virtuose se sert d’un piano comme d’un porte-voix et amplificateur d’effets (photo ci-dessus), tandis qu’ENgREnage, pour violon et piano, part d’un ré pour jouer avec la polysémie multilingue de son titre. Des œuvres mises en regard avec un classique de Pierre Boulez, Dérive 1 et une pièce récente du jeune compositeur français Bastien David, Riff, pour violoncelle et batterie préparée”.
Please follow and like us: