Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Përtej premtimit të pambajtur…

“Premtimi i pa mbajtur është nocion i karmas”, Vlora Obertinca.
“Në jetën e përditshme hasim njerëz të cilët bëjnë premtime të kota. Mbajtja e njerëzve në shpresa të rrejshme është një vepër e rëndë, pasojën e të së cilës premtuesi do ta mbajë jo për një jetë por ndër gjenerata të tëra, derisa të balancohet karma.
Bie fjala në dashuri, dikush premton një lidhje plot dashuri, stabilitet e ngrohtësi dhe nuk e realizon. Në ndërkohë zhduket dhe nuk lajmërohet më.
Lëreni premtuesin e rrejshëm të iki sepse barrën e veprës do ta bart ai mbi supet e veta. Askush nuk ju harron rastësisht. Ai njeri ikën nga ju, por premtimi i pambajtur do ta ndjekë pas si hije e zezë tërë jetën dhe nuk do t’ia lëjë shpirtin rehat. Ai njeri dhe lumturia e tij në jetë do të jenë dy botë tê kundërta. Edhe sikur t’i fitojë edhe paratë e botës, ai do jetë përbrenda gjithmonë i papërmbushur, aq sa ka lënë boshllëk lëndimi kur i ka kthyer shpinën padrejtêsisht personit të pafajshëm dhe e ka lënë në errësirë emocionale.
Universi është i përkryer me ligjet e veta dhe nuk harron asgjë. Atë energji që e lirojmë ajo na kthehet mbrapsht.
Andaj, fleni rehat sepse, “ai që ka shkaktuar karmën flen si pula në rrem, thotë populli”.
Please follow and like us: