+16/Kozakët e Ukrainës i përgjigjen ultimatumit të Sulltanit Mehmet

Letërkëmbimi midis sulltanit osman dhe kozakëve është një koleksion letrash që pretendon të jetë një rrebelim ndaj Sulltanit të Perandorisë Osmane dhe një grup kozakësh, të lidhur fillimisht me qytetin e Chyhyryn, Ukrainë, por më vonë me Zaporizhia. Sipas interpretimeve tradicionale, letrat e sulltanit dhe përgjigja e kozakëve është shkruar midis viteve 1672-1680 kur sulltani u kërkoi kozakëve të dorëzoheshin duke u mburrur për titujt dhe fuqinë e tij dhe kozakët, të komanduar nga Ivan Sirko, dërguan një përgjigje fyese sarkastike në të cilën ata u zotuan të luftojnë kundër tij dhe perandorisë.
Fragment nga letra
Salltan i turqve! Ti djall dhe biri i një kurve, na hëngsh mutin, na hëngsh! Ti, që nuk di të shkelësh me bythë një iriq, na kërkon të dorëzojmë armët dhe të bëhemi skllevër. Hajde merri po deshe! Të qifshim nënën, të qifshim! Hajde, ti ose ushtarët e tu dhe do t’iu hedhim në Djepër! Vafsh në ferr! Na rrofsh bythën, na rrofsh!…
Post Scriptum nga Rostyslav Khotin, Radio Europa e Lirë
Një pikturë e kozakëve ukrainas të cilët e sfidojnë zhurmshëm një fuqi të huaj armiqësore në shekullin XVII, është bërë e rëndësishme gjatë pushtimit të Ukrainës nga Rusia, pasi e ka nxitur një trend ku ushtarët ukrainas po rikrijojnë skenën epokale.
Ushtarët filluan të pozonin duke e imituar “Përgjigjen e Kozakëve të Zaporizhjas” në vitin 2014, kur shpërthyen luftimet mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave ukrainase në Donbas.
Prej atëherë, disa formacione ushtarake ukrainase e kanë rikrijuar skenën e zhurmshme.
Përgjigjja e Kozakëve të Zaporizhjas” u pikturua nga piktori Ilja Repin mes viteve 1880 dhe 1891 dhe paraqet kozakët në fund të viteve 1600 teksa shkruajnë një përgjigje fyese ndaj ultimatumit të lëshuar nga Sulltani Otoman.
Sipas historisë që frymëzoi veprën, sundimtari mysliman nuk kishte arritur t’i mposhtte luftëtarët e Zaporizhjas në betejë, por i kërcënoi se do të kthehej me një forcë më të madhe nëse ata nuk do të dorëzoheshin. Letra e kozakëve është e paprovuar, por piktura është kthyer në një simbol lirie për ukrainasit.
Repin u lind pranë Harkivit, në Ukrainën e sotme, në vitin 1844. Rajoni ishte atëherë pjesë e Perandorisë Ruse.
Mbase rikrijimi më i përpiktë i veprës është fotografia e Emeric Lhuisset, e titulluar “Nga Larg, Dëgjoj Përgjigjen e Kozakëve”.
Fotografi francez kaloi një ditë të tërë në brigjet e lumit Dniepër pranë Kievit, në verën e vitit 2023, duke punuar me anëtarë të Brigadës së 112-të të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, për ta krijuar një jehonë fotografike të kryeveprës së Repinit.
Në fotografi, një cigare elektronike zëvendëson pipat e duhanit dhe në vend të shpatave, mbi shpatullat e luftëtarëve modernë shihen raketahedhëse të tipit RPG. Një dron që fluturon aty pranë e bën skenën edhe më bashkëkohore. Të gjithë janë ushtarë që kishin marrë pjesë në luftime së voni. Lhuisset i tha REL-it se fotografia është “kapaku i një kërkimi të gjerë mbi kolonializmin rus në Ukrainë dhe përdorimin e kulturës si armë lufte”.
Në qendër të imazhit modern është Roman Hrybov, i ulur me një radiolidhje në dorë. Hrybov është roja kufitare ukrainase që dha përgjigjen e famshme “Anije luftarake ruse, ik ***dhuni”, ndaj avancimit detar rus drejt Ishullit ukrainas të Gjarprit në vitin 2022.
Vendosja e Hrybovit në vend të shkruesit të pikturës historike, sipas Lhuisset, është “përsëritja e historisë së përgjigjes së kozakëve të shekullit XVII”. “Piktura e Repinit më kthen menjëherë në atë periudhë ku ndihet fryma e lirisë së Zaporizhjas”, tha Andriy Malyk, zëdhënës i Brigadës së 112-të. “Dhe ajo jehon edhe sot. Sipas mendimit tim, piktura e Repin nuk do të dalë kurrë jashtë mode”, shtoi ai. Përshkrimi i fotografisë më sipër, e bërë nga Brigada e 53-të e Mekanizuar e Ukrainës, thotë: “Dikur kozakët i shkruanin një letër Sulltanit turk, tani ata shënojnë një plan konkret veprimi për shkatërrimin e armikut dhe çlirimin e plotë të tokave ukrainase”.
Piktura origjinale e Repinit, me gjerësi rreth 3.6 metra, ruhet në Muzeun Shtetëror Rus në Shën Petersburg, pasi u ble nga cari rus Aleksandri III në vitin 1892. Një version i mëvonshëm i pikturës (më sipër), që mbeti i papërfunduar, ruhet në Muzeun e Artit në Harkiv.
Sa i përket rikrijimit të njohur modern nga fotografi Lhuisset, pasi e shtypi në format të madh, ai ia dhuroi veprën Muzeut të Artit të Hersonit në fund të vitit 2024.
Gjatë dorëzimit ceremonial të fotografisë, ai u tha stafit të muzeut dhe ushtarëve që shfaqen në fotografi: “Shpresoj që një ditë të mund të takohemi të gjithë gjatë një vizite në muze, para se të shkojmë të hamë shalqi në brigjet e Dnieprit, pa frikën e ndonjë sulmi me dron ose zjarri artileri”.