Vlora Obertinca: Mbi pritjen dhe durimin…
“Çdo gjë ndodh në kohën e vet hyjnore. Andaj, pritja dhe durimi janë sfidë e shpërblimit“ – Vlora Obertinca.
“Asgjë në jetë nuk ndodh rastësisht. Çdo gjë është e paraprogramuar në mendimet tona, e nga mendimet tona një ditë prej ditësh ndodhin ngjarjet. Prej një njoftimi të rastësishëm të çifteve, lind dashuria, nga dashuria martesa, e nga martesa lindin pasardhësit tanë. Ose nga një takim i rastësishëm, bëhen bashkë dy koka të mençura, nga biseda lind idea, nga idea lind bashkëpunimi e nga bashkëpunimi lind një kryevepër, ndërtimi, biznesi, filmi, opera apo hit botëror i ndonjë kënge.
Sa e bukur është jeta kur e programojmë në harmoni me ëndërrat tona dhe besojmë në to dhe, ashtu si i besojmë ashtu edhe i gëzojmë një ditë, duke pasur për zanafillë formën e takimeve të rastësishme.
Sfida nëpër të cilën kalojmë deri te manifestimi i dëshirës, është test i kohës dhe durimit. Gjatë kësaj kohe sfidimi, mos u preokuponi fare me realizimin apo manifestimit e dëshirës. Në vend të saj, oraganizoni jetën e përditshme me gjëra dhe njerëz që ju bëjnë të ndjeheni mirë. Dëshira patjetër do manifestohet në kohën e saj hyjnore. Andaj, relaksohuni dhe gëzoni çdo minutë të jetës, sepse jeta është e bukur me baticat dhe zbaticat e saj”.