Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri Dedja: Portreti i profesorit Mahir Domi

Me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit.

Në vitin 2002, me rastin e ceremonisë kushtuar dhurimit të bibliotekës së Prof. Mahir Domit Universitetit “Aleksandër Xhuvani“ në Elbasan, Prof. Bedri Dedja, ndër të tjera, shkruan:
“Prof. Mahir Domi është cilësuar me të drejtë si një ndër pesë cepat e yllit të linguistikës shqiptare, së bashku me profesorët Eqerem Çabej, Selman Riza, Androkli Kostallari dhe Shaban Demiraj. Kjo është më se e vërtetë. Por kjo nuk është e gjitha.
Unë dua të shtoj se krahas njërit ndër linguistët më të mëdhenj të shqiptarëve, Prof. Mahir Domi ka qënë edhe organizator i arsimit kombëtar në gjysmën e dytë të shek. XX, një ndër themeluesit e pedagogjisë dhe didaktikës sonë të gjuhës shqipe, historian i shkollës sonë, pedagog, edukator i mijëra e mijëra mësuesve, qindra kuadrove shkencore dhe një psikolog i hollë. Kanë qënë jashtëzakonisht të rrallë në këtë botën shqiptare njerëzit me taktin pedagogjik e psikologjik të Mahir Domit ndaj të tjerëve”.

Please follow and like us: