Albspirit

Media/News/Publishing

Dea Toçi: +16

 

Dikur i kishte hije të përdalës

tek ushtronte profesionin më të vjetër në botë,

dikur shitja e lëkurës ishte e rrallë

në tregun e saj çdokush nuk hynte dot.

 

Do dije me siguri prostitutën kur takoje

e me të ndoshta ktheje dhe një gotë,

epshet momentale në të do shkarkoje,

gjithçka ishte e qartë ajo nuk bënte kot.

 

Do ikte prostituta nga ty tek një tjetër,

e lodhur por ballëlartë, me punë kish fituar,

i thosh klientit sapo ta kish gjetur:

“Jam prostitutë, s’kam për t’u dashuruar”.

 

Mjerë koha që erdhi, dita që po vjen,

tani prostitutës të gjitha i bëjnë karshi,

me ty rri e përdala, tjetrit shpinën i kthen,

të dyve ju ka gënjyer: “Ju kam dashuri”!

 

Mjerë koha që erdhi, asgjë s’ka më shije,

të përdalat mbushën vendin anembanë,

një xhiro me makinë e në darkë një pije,

kurvat po zaptojnë, prostitutat ku janë?!

 

Dilni dhe njëherë, zhdukeni këtë farë,

merrni atë pagesë aq për një orë,

zhdukini nga tregu të përdalat virgjëresha,

shtëpitë pa çati, Rolexin në dorë.

 

Dilni dhe njëherë, hiqjuani këtë mundësi,

të fshihet nga dheu kjo kope e fëlliqur,

që çdo natë me shpirtin po bëjnë tregti…

Kohë e rëndë kritike, s‘mbet gjë pa u shitur.

(Nga libri poetik ‘Lunatik’).

 

Please follow and like us: