Dy poezi nga Avdush Canaj
RETË ZURËN NË THUA
Retë e ngarkuara me shi
mezi ecin kupës së qiellit
Kuku, zurën në thua
në një krah të plepit
iu derdhën bidonët
papritur
Njëra qeshi, e pashë
i tha shoqes
Mos u mërzit
tash mund të fluturojmë
me lejlekët.
BUZËT E SHEGËS
Dy viza të ëmbla barazimi
buzët e shegës
Një si O e kuqëluar
faqja me motrën e vet
Krahë në fluturim vetullat
te dera e zemrës
i pret përqafimi.
Please follow and like us: