Hapet zyrtarisht ekspozita digjitale “Escape” në Kolegjin AAB
Në bashkëpunim me zyrën franceze, në Galerinë e Arteve të Kolegjit AAB, sot është hapur zyrtarisht ekspozita digjitale “Escape”. Kjo ekspozitë që do jetë e hapur për një javë, është përshëndetur nga rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha, i cili tha se është kënaqësi e veçantë kur në kuadër të bashkëpunimit me zyrën franceze organizohen ngjarje të tilla në Kolegjin AAB.
Drejtoresha e Aleancës franceze, Anne Sophie, tha se është tejet e lumtur dhe e nderuar që është pjesë e hapjes së ekspozitës digjitale “Escape”, duke shtuar se përmes saj mundësohet promovimi i diversitetit në digjitalizim.
Ekspozita digjitale “Escape” pret të gjithë të interesuarit ta vizitojnë atë në Galerinë e Arteve të Kolegjit AAB.
Please follow and like us: