Albspirit

Media/News/Publishing

Poezia e Alkioni Papadakit vjen në shqip nga Arqile Garo

Alkioni Papadaki: AJO VAJZË
Ajo vajzë nuk dinte veç se të ledhatonte…
Kurrë nuk mendoi ta shtyjë tjetrin tutje,
edhe kur ky i vinte stërkëmbëshin…
Preferonte të binte vetë…
Preferonte të lagej, të bëhej qull,
nën dëshirën për të mbuluar me mushamanë e saj
atë që kish pranë.
Preferonte të torturohej,
të rinte në shesh e të ngrinte së ftohti,
sesa të pretendonte nga tjetri
t’ i kthejë mprapsht karigen që i kish rrëmbyer…
Kurrë nuk e shpërfaqte potencen e saj,
për të mos vënë njeri në siklet…
Nuk guxoi kurrë e për asnjë arsye të vejë në plan të parë vetën…
A thua se ndihej fajtore për ç’ do paudhësi që ndodh në këtë botë…
Dhe natyrisht, jo se nuk ëndërronte…
Jo se nuk priste nga jeta t’ i blatonte dhurata…
Veç se ja… Rrinte atje në cep edhe veç priste…
Nuk bënte as edhe një lëvizje sepse do të dukej si sfidë…
Mbante në dorë një guackë dhe ëndërronte detin…
Dhe tjetër, asgjë…
Shqipëroi: Arqile Garo
Janninë, nëntor 2013.
Please follow and like us: