SAZAN GOLIKU: Blasfemi
Shi i fëlliqur
unë pa çadër.
Borë e zezë
unë pa çati.
Odë e akullt
unë pa zjarr.
Krevat i thyer
dhe unë pa të dashur.
Pyes të drejtin Zot:
A jam vërtet njeri?
Atëherë
kur të gjitha do t’i kem
dhe çadrën
dhe çatinë
dhe zjarrin
dhe krevatin
dhe të dashurën
nuk do të jem
ky që jam.
Atëherë
nuk do ta pyes
të madhin Zot:
A jam vërtet njeri?
Please follow and like us: