Jorgos Souris: I THOTË KOMSHIJA KOMSHIJES TJETËR
I thotë komshija komshijes tjetër:
– Më thuaj pakëz moj ti zonjë e vjetër,
përse burrin tënd veç e emërojnë,
dhe timin, mavrinë, e zbojnë, e pushojnë?!
Tregomë mënyrën, moj zonjë… dhe ajo
që kish dhe një emër në k’ të shoqëri
i thotë: “afro veshin dhe vetëm dëgjo”!
k’ saj tjetrës që rrinte me perçe në sy.
Ç’i tha?… po kush dreqin dëgjoi të na thotë?
por veç që atëherë dhe burrin e saj,
e ngrejnë dhe çojnë nga posti në post
dhe ndrin jetë e tyre si lulja në maj.
Ju bë dhe “mavria” serioz e i rëndë,
në zyra ministrash gjithë nur e lezet
dhe vetes i thotë se ka një barrë mend,
pse çan falë talentit dhe punës së vet.
Shqipëroi: Arqile Garo.
Please follow and like us: