Albspirit

Media/News/Publishing

Mevlan Shanaj, një dokumentar për mjekun minoritar, Arqile Boti

Skenari dhe regjia Mevlan Shanaj. Mjeku që përdorte mjekësinë shkencore dhe alternative. Frekuentonte kishën dhe xhaminë, jetonte me dy gra, njërën në qytet dhe tjetrën në fshat. Një minoritar grek me shtetësi shqiptare dhe amerikane. Ky ishte Arqile Boti.

Post Scriptum: Arqile Boti i lindur në Bularat të Dropullit më 22 mars 1939, 7-vjeçaren e kreu në fshatin e lindjes, kurse shkollën e mesme në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë. U diplomua për mjekësi të përgjithshme në fillim të viteve ’60 në Universitetin e Tiranës. Më pas u emërua si mjek patholog në Qukës të Librazhdit për 5 vjet. Falë punës së tij u emërua si mjek urgjence në Poliklinikën Qendrore në Tiranë. Më pas e transferojnë si mjek në Baldushk të Tiranës. Për punën e mirë të bërë në Baldushk e sollën përsëri në Tiranë. Por jeta e qytetit e kushtëzonte, kështu që kërkoi vetë transferimin e tij në fshat dhe e dërguan në Sharrë ku punoi për disa vjet. Më pas shkoi të punonte me dëshirën e tij në zonën e thellë të Vrapit, ku punoi si mjek patholog, obstret dhe gjinekolog.

Please follow and like us: