Xhoi Jakaj Një porosi e Nënë Terezës pas një dite të dhunshme
Pas një dite me dhunë edhe në rrjetet sociale me një portret të një vajze dhunuese dhe një gjysheje të dhunuar dua të bej 2-3 pyetje e disa këshilla modeste që kanë vlerë t’i lexosh e zbatosh…
1- A rrini larg dhunës gjatë ditës tuaj më të afërmit, në familje, punë, në shkollë, rrugë, rrjete sociale apo si drejtues nese jeni në poste drejtuese?
2- Sa kushte të mira u krijoni gjyshërve tuaj dhe sa herë i takoni ata gjatë një muaji nëse nuk jetoni në shtëpi me ta; po nëse i keni në shtëpi kujdeseni me dashuri apo thjesht bëni një detyre sa më thënë…! Të moshuarit duan dashuri, jo thjesht ushqim…
3- Sa here në muaj ndani disa para mënjanë, për t’i ftuar për drekë ose duke kaluar një ëkend me prindërit e moshuar ose gjyshërit tuaj?
4- Një pyetje personazheve të suksesshëm ose VIP: Sa herë në vit shkoni e vizitoni një shtëpi fëmijësh jetimë, një azil të moshuarish apo një burg për të kuptuar a respektohen aty liritë e të drejtat njerëzore, nëse ushtrohet dhunë dhe a jepet racioni ushqimor në këto institucione?
5- Kam këtë sugjerim për të gjithë ju që postoni një status vetëm kur ndodh se ngjarja e çudia më e madhe zgjat 3 ditë.
Mos harro: Kultivo dashuri, respekt, ndihmo, mbështet, thuaj një fjalë të mirë në vend të asaj fyese e lënduese, ktheje nga vetja dhimbjen sa herë atë ia shkakton një personi tjetër.
Nënë Tereza ka thënë ndër të tjera: “Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të”.
E sot kjo thënie ka vlerë më shumë se kurrë!
Post Scriptum: Personalisht jam kundër postimit të videove edhe me humor, kur ato kanë bazë dhunën dhe talljen me personazhe të tjera.