Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: POEZIA SHPIRTËRORE E FETI MEHDIUT


Në detin e brengave” – një hyrje e shkurtër

 

Gjenialiteti i poetit vërehet haptas në të shkruarit më shkathtësi. Shpërfaqja e ideve brenda poezive është një hapje arti që frymon si ajër dhe që ngjizët si mish me thua. Këtë shkathtësi dhe shpërfaqje e gjejmë brenda librit poetik “Në detin e brengave”, të poetit Feti Mehdiut, botuar në vitin 2019 nga shtëpia botuese “Lena”. Poezitë janë shkruar në një periudhë të hershme të krijimtarisë së tij, gjatë viteve 1962-1978, kur poeti ishte në moshën e rinisë.

Rruga e poetit kishte një synim, që lexuesi të ndjenë nga brenda përvojën shpirtërore, që e skaliti më vargje në mes të një faqeje të bardhë, ku flet më zërin e plotë që e shtrydhi deri në palcë.

Në këtë kuptim, autori Feti Mehdiu përdori vargjet mbi imazhet, mbi metaforën dhe simbolikën, më një gjuhë të qartë, dhe jo të zakonshme, me cilësisë artistike-gjuhësore. Në këtë kuptim, ne marrim më shumë prej këtyre vargjeve sesa thjesht shprehje poetike.

Çdo strofë është e mbushur njerëzishëm ku autori komunikon më lexuesin në mënyrë të fuqishme, duke shpalosë edhe ëndrrat e të rinjve.

Ëndërrojnë të rinjtë

Se janë njomak

Flasin për dashuri

Si për lulen zambak

Libri poetik “Në detin e brengave” i autorit Feti Mehdiu, përmbushë misionin e pasur shpirtërisht, dhe ndriçon duke e forcuar strukturalisht vargun.

Atë guxim do ta marr njëherë

t’i këndoj fatit tim

s’lejoj askë të tallet

me fatin tim”.

Veprimtaria e palodhshme e filologut Feti Mehdiu, u shtri edhe të poezia në fillimet e krijimtarisë së tij, duke gdhendur figurat, gjallërimin e ndërgjegjes kombëtare më vargje të dhembjes, dashurisë, lirisë, duke e ruajtur parimin e të mirës subjektive paralelisht.

Brenga e poetit shpije përtej detit. Një zë jo thjesht tingëllues, por përshkrues-analizues, jo vetëm për jetën e përditshme, por duke e kërkuar të tashmen dhe të ardhmen përmes gëzimit njerëzor.

Vallë, a mund të ngjallet

Gëzimi

Në detin e brengave

Kur rojtar është dëshprimi

Armiku i ahengjeve

Vëmendje parësore poeti duhet kushtuar stilit. E këtë me mjeshtëri, nga fillesat e deri më sot, vëmendje të posaçme i kushton shkrimtari Feti Mehdiu, në krijimet e tij të hershme poetike. Brenda vargjeve ka një dinamizëm të fuqishëm poetik-filozofik që u mishërua artistikisht.

Nëse dikush kërkon

Fatin tek unë

Ka zënë yllin polar

Dhe diçka më shumë…

Më gjithë nuancën pozitiviste që ka poezia e autorit Feti Mehdiu, ajo shpjegon esencën dhe format e saj që e shprehin atë më ëndrrën dritëbardhë.

Vargu i tij poetik përfshinë lirikën si simbol dhe nxjerrë në pah anën shpirtërore. “Në detin e brengave”, poezitë janë të rreshtuara si strukturë estetike, më logjikë përmbajtjesore, që vë premisën konkrete e testueshme tashme në poezinë e Feti Mehdiut.

Vëmendja në këtë tekst poetik bie edhe të poema me titull: “Dijetarët kokëzbrazur”. Marrë parasysh gjendjen psikologjike të personazheve në poemë, autori përshkruan në detaje “mbi njeriun Niçjan”.

Poeti reagon ndaj dijetarëve kokëzbrazur, duke ju vërshuar me vargje goditës, dhe të përsëritura, siç e quan edhe vetë autori në kajde të “Hanko Hallës”. E rëndësishme, kjo poemë ka një dialog që lejon zërin e poetit ku i përgjigjet me vargjet:

Ata janë burra

Tej burra, për merak

Shtonai Zot sokolat

Përditë një me pak

Poeti gjen fjalët analitike, formën imagjinative, madje u mishërua më të edhe atëherë kur përdorë vargun si  mendim / ide, pra si një zgjatje të të menduarit në konsistencë.

Poeti e përmbyllë librin poetik “Në detin e brengave” me “Netë Migjeniane”. Janë gjashtë netët të fuqishme, e thënë për një rikthim origjinal, që për autorin ishte e nevojshme për kohën, duke e zhvendosur gjuhën në kuptim të realitetit. Pothuajse, për çdo poetë, ka qenë jashtëzakonisht me ndikim periudha e moderne e letërsisë shqipe, posaçërisht poezi e Migjenit, që fatkeqësisht edhe njëherë u bë e pranueshme në rrjedhën kryesore edhe të poezia e Feti Mehdiut.

Poeti ka kristalizim të mendimit dhe padyshim kjo përmbledhje më poezi ofron porosinë, dhe gjendet brenda saj si margaritarë në të cilin thellësia e mendjes tërheq lexuesin dhe kritikun në vazhdimësi.

04. 11. 2022.

 

Please follow and like us: