Edlira Allaraj: Ecja rrugëve vetmuar…
Ecja rrugëve i vetmuar nëpër shiun që më lagte shpatullat e vuajtura të jetës, mizore
I turpëruar nga veprat e mia pseudoheroike, jetësore
Endesha, por ndihesha njëkohësisht i burgosur dhe i lirë
Pse jo, i lumtur isha kur e quaja shpirtin tim të pastër (të dlirë)
Kërkoja dashurinë përsëri, në errësirën e kësaj nate
Hajde, të premtoj që nuk do të të mbaj më inate
U zbut krenaria, këtë ta premtoj
Edhe nëse do të shfaqet për ndonjë moment, të jap fjalën që do ta rrëzoj
Më ankoheshe përherë për egon e madhe që kisha krijuar
Ego, e cila sipas teje po ma bënte jetën të mbaruar
Tani që e mendoj, ndoshta kishe të drejtë.
Please follow and like us: