PËRFAQËSUES TË ORGANIZATËS JOQEVERITARE “DYVO” MBAJNË LIGJËRATË PËR STUDENTËT E FAKULTETIT TË ARTEVE TË KOLEGJIT AAB
Sot para studentëve të Fakultetit të Arteve të Kolegjit AAB, është mbajtur ligjëratë nga organizata joqeveritare DYVO, në lidhje me “Ndotjen plastike dhe inovacionin në industri”. Nga kjo organizatë është theksuar ndotja e madhe që shkakton përdorimi i materialit të plastikës dhe se si mund të ndikojnë studentët e Fakultetit të Arteve në të ardhmen në këtë drejtim. Studentët patën rastin të bashkëbisedojnë gjatë kësaj ligjërate, duke shprehur idetë e tyre dhe pikëpamjet se sa material i rrezikshëm mund të jetë plastika.
OJQ DYVO, tha se pret bashkëpunime të tjera me studentët e Kolegjit AAB, duke treguar se mund të marrin pjesë në workshops, projekte, maratonat e dizajnit dhe ligjëratat e ardhshme që do të organizohen.