RUSTEM KABASHI – ROBIN HUDI SHQIPTAR, MEMORIAL ATDHETARIE I SHQIPTARIZMËS
(Këndvështrim rreth librit “Rustem Kabashi – Haxhi Rustë Kabashi (1835-1910)” (në dokumente, në folklor e në historiografi) të Profesor Shefqet Hoxha; në përkujtim të patriotit dhe atdhetarit, zemër zjarrtë Rustem Kabashi – Robin Hudit shqiptar prijës e luftëtar mitik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryengritës i gjithë epokave, prijës i kryengritjeve të mëdha shqiptare të 1909-1910-ës, në prag të Pavarësisë shqiptare, babai i 14 djemve dhe 5 vajzave, katër herë i burgosur nga osmanët, katër herë i internuar dhe për mosbindje ndaj pushtuesit, i dënuar “me varje në litar” në qendër të Prizrenit, duke ngelur përjetësisht momoment përjetësie për pavarësinë e truallit arbëror).
Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI
Rustem Kabashi ishte dhe mbeti deri në fund të jetë s një legjendë e gjallë e shqiptarisë , një njeri me vlera të rralla atdhetare, bir i shquar i fshatit Kabash këtej dhe përtej kufirit administrativ shqiptaro-shqiptar. Me veprën dhe jetën e tij Rrustë Kabashi është dëshmor i pashpallur dhe hero dinjitoz i kombit shqiptar. Rustem Kabashi-Haxhi Rustë Kabashi (1835-1910)” (në dokumente, në folklor e në historiografi), nuk është vetëm një libër, por një memorial kujtese, për trimin e madh të etiketur edhe si “Robin Hudi shqiptar”. Pena e profesor Shefqet Hoxha, ka sjellë një punim historik për një vlerë të spikatur të atdhetarisë dhe trimërisë shqiptare, që edhe pse e varën në litar osmanët më 18 gusht 1910, nuk ja shuan dot diellin patriotik që e ndriçon në të gjitha epokat e zhvillimit të kombit. Përkundrazi varja në litar e kë tij trimi e bë ri edhe më të famshë m dhe më frymë zues pë r djalë rinë shqiptare. Botimi i parë i nisur 12 vjet më parë në 100 vjetorin e varjes në Prizren, ishte një ringjallje të shpirtit atdhetar, por botimi i dytë në kuadër të 110 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar është homazh, nderim e respekt për Rustem Kabashin, ose Rrustën e historisë shqiptare. Rrustë Kabashi lindi, u rrit në një truall atdhetar më 1835. Ai ishte biri i Rexhep agë Balë s dhe i nënë Halimesë. Luftrat e shekullit të XIX, dhe veçanërisht LSHP, kryengritjet e viteve 1884-1885, kryengritjet në prag të pavarësisë të 1909-1910, e bënë Rrustë Kabashin të njohur si luftëtar, si prijës, si organizator dhe bashkëluftatar i prijesave si Sulejman Vokshi e dhjetra burrave që i bëjnë nder shqiptarisë. Ai ishte një atdhetar e luftëtar i rrallë që në rininë e tij të hershme dhe për të shprehja se, “Shqiptarin nuk e ka qitë lokja prej barku, por huta prej çarku”, është më se e përshtatshme. Jeta e Rrustë Kabashit është jeta e një heroi, që edhe me familjen e madhe që krijoi kishte 19 fëmijë, 14 djem dhe 5 vajza. Heroi i Kabashit dhe i mbarë kombit shqiptar ka qenë katër herë i burgosur, katër herë i internuar dhe për mosbindje ndaj pushtuesit osman. Ai provoi burgjet Prizren. Shkup, Selanik, Stamboll, Jemen, Kastomani. Duke qenë se pushtuesi nuk ja doli dot me të së fundi e vari në qendër të Prizrenit, sepse gjyqi ushtarak osman e dënon me varje në litar. Fjala e tij e fundit u bë frymëzim brezash atë mëngjes të 18 gushtit 1910 në shatërvanin e Prizrenit: “Ma mirë në litar se i poshtruem si tradhëtar”! Këto ishin fjalët e burrit 75 vjeçar që nuk kishte litar që t’ja mbyste fjalën. Kështu si osmanët do vepronin të gjithë pushtuesit dhe armiqtë e shqiptarisë. Me aktin sublim në moshë të madhe të Rrustë Kabashit tregohet qartë se pushtuesi e kishte frikë deri në palcë prej tij, sepse ai nuk ishte as aga, as bej, as feudal, por ishte një malsor e tribun popullor, që dëshironte që populli të jetonte i lirë. Bashkë me Rrustë Kabashin u varën 17 udhëheqës të kryengritjeve antiosmane. Libri i porsadalë nga shtypi është edhe një homazh për Rrustën (Rustemin), që ndriçon nje epokë errësirë nën pushtim. Libri vlerëson guximin, trimërinë, besnikërinë, bujarinë, për burrë kuvendi dhe fjalën e mençur, për komunikimin e spikatur, për pleqnar e pajtimar gjaqesh, luftëtar i rreshtit të parë, por dhe prijës i djalërisë, njeri i panënështruar si kabashas i paepur, si prijës për vetqeverisje sipas traditave shekullore, pa diskriminime të shtresë nga niveli i pasurisë si dhe pa diskriminime besimtare. Mbi të gjitha spikaste shekujve tradita shqiptare e bijëve të Kabashit, që ka ardhur deri në ditët tona si oshëtimë e shekujve: “Mikun prite me bukë, hasmin me pushkë!”
Të parët e Rustemit erdhën nga Kabashi, por me vete morën rrënjët, traditat dhe zakonet e fisit dhe mbiemrin e fshatit, pse jo ribënë një Kabash të ri në Prizren, për të cilat i qartëson që në hyrje të librit Xhemal Meçi. Ky hulumtim dokumentar i bën nder librit dhe është një gjetje e duhur e autorit Profesor Shefqet Hoxha, që ja beson në mënyrë fisnike hyrjen një burri me dijeni të thella arkivistike, që ka qëmtuar thellë në historinë e Kabashit, e deri në Kolonjë, që është si një udhërrëfyes për brezat që kërkojnë të zbulojnë trashëgiminë njerëzore e luftarake të fisit dhe fshatit, të trevës përreth dhe më gjerë. Mbi të gjitha vendlindja është pika e dobët e çdo njeriu. Kujtimet e rinisë janë ato që të mbërthejnë, pse jo të gozhdojnë në një dashuri që ska të dytë si vendlindja. Ajo nuk mund të ndërrohet dhe as tjetërsohet prandaj shumë njerëz kur janë ngopur me të mirat e jetës, përsëri u mungon një copëz vendlindje si Kabashi, Puka, treva malsë ore e Bjeshkëve, që pavarësisht ashpërsisë e vështirësive, atje është rrënjosur fort dashuria e njerëzve. Kështu dhe Rrusta i mësuar me qeverisjen vendore në Malet e Dukagjinit nuk duronte shtypjen e shfrytëzimin. Burrin e mençur të Kabashit nuk kishte pushtues që ta lidhte dhe ta bënte zap, as me burgosje dhe as me internime. Libri i profesor Shefqet Hoxha: “Rustem Kabashi – Haxhi Ruste Kabashi (1835-1910)” (në dokumente, në folklor e në historiografi) na sjell një dimension mençurie, të Kabashasve, që ditën të hedhin rrënjë dhe ta bëjnë solid fshatin e tyre edhe përtej vijës administrative të kufirit shqiptaro-shqiptar të ndarë dhunshëm në vitin 1913 në Fuqitë e Mëdha. Kështu Kabashin e Pukës e gjejmë edhe në Prizren si Kabashi i Prizrenit. Geni shqiptar qëndron fuqishëm i lidhur si pjesë e vitalitetit shqiptar, si pjesë e atdhetarisë që bijtë e shqipes e kanë pa kurim kur fjala është për trashëgiminë arbërore shqiptare, e cila u vërtetua dhe në luftën e UÇK-së si pjesë e rëndësime e luftrave këtej dhe matanë kufirit për identitetin kombëtar. Ruste Kabashi përmes dokumentave që sjell në libër profesor Shefqet Hoxha, është dukshëm nje “Robin Hud shqiptar”, i pamposhtur, gjithmonë në lidhje, e bashkëveprim me titanë të kombit shqiptar si Sulejman Vokshi, Ramadan Zaskoci, Ali Ibra, e shumë të tjerë. Në libër gjenden dhe 50 stacionet jetësore të dokumentuara mjeshtërisht, me pohime historiografike nga Risto Siliqit, Nikollë Ivanaj, Shukri Rrahimi, Xhafer Kabashi, Skënder Luarasi, Destan Bajraktari, Zekeria Cana, Shaban Braha. Fatmire Musaj, Jusuf Bajraktari, Sabri Maxhuni Novosella etj. Burimet e trashëgimisë gojore kanë vendin e vet por autori i librit ka depërtuar thellë në jetën dhe veprën e Rrustë Kabashit, në arkivin e Institutit të Historisë, në materiale të arkivave të Vjenës, në Raportet e konsujve në Prizren, në deponimet në gjyqet ushtarake në Prizren, në xhaminë dhe mejtepin që ndërtoi në fshatin e tij, në kontributin si pajtues të mbi 500 gjaqeve, në besnikërinë ndaj besimit, ku ka qenë dhe dy herë në Qabe më 1902 dhe 1907. Në historinë e trimërisë shqiptare padyshim që Rrustě Kabashi ka një vend nderi dhe në këngët folkorike. Në gjithë hapësirën shqiptare këngë u këndohet veçanërisht trimave e trimërive, lavdisë së bijëve. Por Rrustës i është kënduar që për së gjalli. Në dhjetra e qindra raste artistët e popullit kanë shkruar vargje sikurse është kënga, që poeti depërton në mendjen e Sulltanit: pesë vilajete,/I thonë Sulltanit: “jepe!”./Nuk e jap e kam për vete./E kam për kohë të keqe./Se i thonë dyfekut “lepe!”..”. Ndërkohë që tribunit popullor Rruste Kabashi kënga ja kthen vlerat në vargje: “Çiftelia kangën ka nis, Prej Shqipnie në Korish,/Hej, Korisha e Prizrenit,/Nderi burrnia e vendit./Nëpër kulla, ndejë për rrashit, kanga i këndohet Rrustë Kabashit,/Gjithë kabashët kudo që janë, Në Kosovë e n’Shqipnine nanë ,/Kanë rrit trima për liri,/Nëpër shekuj plot lavdi./Ndihet zani apet:/Sulejmani (Vokshi hypi n’thep./Porsi zana po pisket: /Ju Kabashë, bini he burra,/Qitni n’thika e kacaturra./Kep mbi kep e gur mbi gur,/Gjithmonë dolën me flamur, Gjëmon fusha e ushton mali./N’ball prin Rrustë Kabashi./Rrusta ish baruti i pushkës,/Shpirti i tij ishte liria, Andërra e tij ish Pavarësia..”. Dy vjet pas varjes në litar të Rrustë Kabashit erdhi Pavarësia shqiptare, por do të duhej të vinte 1999 që të vinte edhe pavarësia e Dardanisë, që ishte edhe ëndërra e Rrustë Kabashit. Atë e prunë djemtë e çikat e UÇK-së në tokë dhe NATO në ajër. Por mbi të gjitha 40 pasardhës të Rustem Kabashit dhe intelektualët si Profesor Shefqet Hoxha, pas një shekulli i hoqën litarin dhe ja lëshuan zërin-kushtrim patë riotit Rustem Kabashit, që grisën mjegullën mbi të vërtetën historike të njerit prej luftëtarëve më të spikatur të lirisë dhe pavarësisë shqiptare.
Shprehja latine se: “Habent sua fata libelli/Librat kanë fatin e tyre”, flet qartë, më shumë se njëmijë fjalë. Fatet librat i shkruajnë vet, që kur autori derdh në letër mendimet. Por një gjë është e sigurtë se destinacioni i këtij libri është qartësisht i dukshëm. Intelektualizmi shqiptar gjithmonë do të ketë uri dhe dëshirë që të lexojë të vërtetat historike shqiptare për të gjitha periudhat e luftës për liri pavarësi dhe të drejta të shqiptarëve. Libri “Rustem Kabashi – Haxhi Rustë Kabashi (1835-1910)” (në dokumente, në folklor e në historiografi)”, do të zërë vend në kolanën e librave më të lexuara të çdo kohe për mendimin historik shqiptar e më gjerë. Libri nuk është një stoli bibliotekash, për vlerë e atdhetarisë shqiptare, që meriton vëmëndje në rrethet e gjera intelektuale e shoqërore, por edhe për institucionet këtej e matanë kufirit shqiptaro-shqiptar. Libri për Rrustën është një vepër që të drithë ron, që takon telat e zemrave atdhetare e patriotike. Patërioti i shquar Rustem Kabashi, meriton plotësisht të nderohet e respektohet në mënyrë të përvitshme, por edhe institucionet e shtetit, bazuar në në Ligjin nr. 109/2018, datë 20.12.2018, “Për statusin e Dëshmorit të Atdheut”, neni 5 “Kriteret për shpalljen e statusit “Dëshmor i Atdheut”; meriton akordimin e dhënies së statusit “Dë shmor i Atdheut”. Vetëm në këtë mënyrë do të nderohet vepra dhe gjaku i bijëve më të mirë të kombit të rënë në beteja. Emri dhe vepra e Rustem Kabashit meriton të nderohet thellësisht si dëshmor i kombit shqiptar dhe vendin padyshim e ka në panteonin e burrave të ndritur të kombit shqiptar. Mirënjohje për Profesor Shefqet Hoxha, që ka nxjerrë në dritë një figurë me përmasa kombëtare! Homazh dhe përjetësi për burrin e shquar të Kabashit, Rustem Kabashin!
Nëpër rrënjët e fisit “Kabashi”. Kabashi i Pukës dhe Kabashi i Anamoravës janë një në histori, kulturë, tradita, zakone, një histori sa e bujshme aq edhe interesante. Kabashët e Pukës janë autoktonë por edhe të ardhur nga lëvizja e popullsive, ku gojëdhëna flet edhe për ardhjen nga Kolonja. Ndërsa Kabashët e Prizrenit u vendosën në jug të fushëluginës së lumit Moravë rreth viteve 1780-1785. Kabashët e ardhur nga Kabashi i vendit (Prizrenit) vetëm 6-7 km nga qyteti, ishin në marrëdhënie të ngushtë gjaku, që krijuan një jetë të re dhe me fizionomi të plotë të atdhetarisë. Burrat e Kabashit kanë bërë emër në të gjitha epokat. Në gjysmën e dytë të shek.XIX Arif Cena (Kabashi) u arsimua në Stamboll dhe Kajro të Egjiptit. Pasi kthehet në Kabash, shërbeu si imam në fshat, por punoi fuqishëm për arsimimin e kabashëve në frymën e programit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Arifi si hoxhë predikonte mbi të gjitha dashurinë për kombin dhe ndjenjën për të qenë i lirë. Më 1877 ai iu kundërvu rekrutimit të nizamëve shqiptarë, duke i ndaluar për të dërguar askerë në luftën ruso-turke. Me mësimet e tij, Kabashi u fisnikërua dhe u konsolidua në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe formimin e shtetit shqiptar të 1912. Odat e kabashëve u bënë të njohura për mikpritje dhe ardhjet e shpeshta të burrave të fjalës e të besës nga të gjitha trevat shqiptare. Në këto oda janë zgjidhur, sqaruar kontestime të shumta ndërmjet familjeve, fshatrave dhe janë pajtuar dhjetra e dhjetra gjaqe, janë mbajtur kuvende për çështjen shqiptare, janë organizuar aktivitete kundër osmanë ve dhe depërtimit të pushtuesve sllavë në trojet shqiptare. Konflikteve fqinjë sore të pë rgjakshëm mes fshatrave Kabash dhe Lubishtë me ndërhyrjen e atdhetarit të ditur Rrustë Kabashit si personalitet mjaft i njohur i kohës, ndali gjakmarrja, kjo plagë e shekujve për shqiptarët. Odat e kabashëve u bë në strehë e prijësve shqiptarë të kohës, një vatër atdhetare ku zhvilloheshin përgatitjet për luftë, për ta shporrur pushtuesin dhe për të jetuar të lirë . Shumë studjues e përllogarisin Kabashin e Pukës si bajrak i parë në Pukës, pavarësisht se për Kabashin ka dy mendime kryesore. Një gojëdhënë mjaft e dëgjuar pretendon se të parët e fisit mbërritën në Pukë prej Kolonjës nga jugu i vendit (Sipas Baron Nopça, 1908, përkth. 2013, f.226), ndërsa një gjykim tjetër sipas Gazullit prejardhjen e gjen nga Nishi (Gazulli, 1941, f.270). Megjithatë e vërtetuar është se oxhaku i Kabashasve del në Pukë, Kosovë, Maqedoninë perëndimore, etj. Por e rëndësishme është se fshati Korishë e Kabash i Prizrenit, ruan transmetimin gojor të kujtimeve të zhvendosjes nga Kabashi i Pukës drejt Kosovës, lëvizje që Gazulli e jep si një rikthim në trojet e të parë ve të tyre. Hulumtimi në bibliografi është i mundshëm ndërkohë që shfrytëzojmë gjerësisht edhe burimet e poshtëshënuara: Sabit Abdyli, “Kabashi i Anamoravës”, Prishtinë, 1997; “Ankthi i Pranverës’99”, Prishtinë, 2004; “Na kabashi jem t’ndam nji zjarrmi”, Gjilan, 2013; “Tybe këta veç kabash janë”, Prishtinë , 2016; Noel Malcolm-“Histori e shkurtër e Kosovës”, Prishtinë, Tiranë, 2001; Xhemal Meçi, Kabashi, Tiranë, 2008; Zenun Rexhepi, “Kabashi i Moravës së Epërme, Prishtinë, 2003; Zenun Rexhepi, “Shkolla Fillore e Kabashit të Moravës 1948-1968, Prishtinë, 2008; Shefqet Hoxha, Rustem Kabashi-Haxhi Rustë Kabashi (1835-1910)” (në dokumente, në folklor e në historiografi), Tiranë , 2022