Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Satka: Në dritën e vetëtimës

Në dritën e vetëtimës
digjen yjet në ajër.
Sytë e gjakosur
luftonin me lotët…
Një copë zemre e more
tek thyeje urinë.
M’u thinj mendimi i largësisë,
ku malli po psherëtin mbi pjesën
e mbetur të zemrës.
Akoma duhemi ne…
Vetëtimat nuk mbaronin…
Gjysma e zemrës akoma të kërkon të të japë pjesën e mbetur të saj…
Please follow and like us: