Albspirit

Media/News/Publishing

Rexhep Polisi: FTOHTË NË TIRANË

Ftohtë, ftohtë në Tiranë…
Mbi Dajt bora po rigon;
Si krah zogu më ngjan,
Hëna që më hënëzon…
Mbuluar me tis trishtimi,
Dita zvarritet e mpirë;
Ti ndrin si rreze agimi,
Si pikë vese e dlirë…
Bën ftohtë në Tiranë…
Dajti zbardh i përlotur;
Flokët e borës savan
Mbi heshtjen e ndrojtur…
Please follow and like us: