SHËN SAVA NUK KA QENË SERB, POR RASIAN I DARDANISË MESJETARE
Shenjtori më i madh, që e nderojnë serbët për të tyre, ka qenë rasian, nga Rasia-Rasha-Racha e Dardanisë mesjetare, dinastia e Nemanjëve (nofka, llagapi Nemani nuk ka qenë mbiemër fisi apo dinastie, por titull fisnikësh mesjetarë, vasalë të Romës Lindore; që prejardhjen e ka nga fjala e lashtë pellazge-ilire, jo siç besohet gabimisht se vjen nga gjuha sanskritishte: namaste: vasal, i nënshtruar, i përulur, në shërbim të dikujt me pushtet më të fuqishëm).
Ata që e njohin mirë historinë e lashtë, sidomos të Mesjetës, të Gadishullit Ilirik, e dinë se Shën Sava (sipas emrit kishtar), me emrin e lindjes Rasin Stefan Dushmani-Nemanja (në sllavisht: Rastko), asgjë të përbashkët nuk ka me serbët në veçanti, përveç përkushtimit të tij fetar si arkipeshkv, sikurse për të gjithë popujt tjerë të krishterë në Gadishullin Ilirik. Nuk është arsimuar në territorin e Serbisë, nuk ka shërbyer vetëm aty, as ka ndërruar jetë në Serbi, por në manastirin e Presllavit në Bullgari.
Besimtarët e sotëm të krishterë, në Serbi dhe në gjithë “botën sllave”, siç thonë ata, nëse duan ta nderojnë këtë figurë historike dhe fetare të Mesjetës, në lutjet e tyre për Shën Savën dhe në emër të tij si shenjtor, duhet të mbajnë në krye PLISA të bardhë, jo shajkaça persiane, aq më pak ato me simbole çetnike.
Fotografia:
Shën Sava II (Princ Prendi, kryepeshkopi i tretë sipas radhës i Patrikanës Rasiane të Pejës, 1201-1271 ), i cili ka qenë nip i Shën Savës I, kryepeshkopit të parë të Patriaknës së Pejës, ai që e ndau Kishën Rasiane nga Patrikana e Ohrit, me lejen e Patrikanës së Konstandinisë, për interesat e saj politike dhe fetare, në rajon dhe Evropë.
(4 nëntor 2022).
Please follow and like us: