Xhezide Selimi: Vargu i kristaltë

Petku i kuq të djeg e nuk digjet
bashkë me ty
Të më përfitosh mua,
duhet të më ngrohësh
jo të më ndezësh aq fort
se pastaj shkrihem
varg kristalesh tretur në guralecët
e rërës, marr shijen e arrës së kokosit
Veshur në të bardha, fluturoj
në ajër, shndëris si zanë mali
E natën ditë ta bëj
Kështu qetësohem e nuk vetëndizem
Nëse më do më ruaj nën ujin e detit
Jon a Adriatik
dhe të lutëm mos më lë ta humb ngjyrën
se shëndrrohem në helm luftarak
Lundruar hapësirave magjike
s’reagoj vrullshëm n’oksigjenin tënd
po nuk putha diellin.