Albspirit

Media/News/Publishing

Senad Guraziu: Ambasador Nderi i Republikës së Kosovës

[Në foto: krenaroshja e bukurisë kosovare-britanike Rita Ora, foto të 2020]
…siç e dimë, yllit me famë botërore tashmë, këngëtares kosovare-britanike Dua Lipa, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, më 5 Gusht 2022 i ndau çmimin “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës”. Në emër të qeverisë dhe të mbarë popullit zemërbardhë të Kosovës, Znj. Osmani qe shprehur: “Ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por dhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë”…

…gjithsesi, vitin e kaluar (ende pa u nderuar Dua Lipa me çmimin e R. së Kosovës, natyrisht… e dija që dhe ajo do nderohet – madje pata pritur se do ndodhte vitin e kaluar) pata komentuar shkurtazi rreth “Ambasadorëve të Nderit” – ashtu-kështu është fakt i pakontestueshëm se Kosova është shteti më i NDERSHËM i Evropës dhe i botës, anise për fat të keq mjaft shtete të botës shtiren sikur s’dinë gjë, ende s’e njohin dhe sikur nuk nguten për ta njohur këtë fakt, duke filluar nga v. 2013 kosovarët nuk harrojnë se aty-këtu duhet NDERUAR dhe ndokush që impenjohet NDERSHMËRISHT për Kosovën (në Evropë a kudo në botë), akëcilin që e meriton NDERIN e “Ambasadorit të Nderit”, me këtë akt solemn e mirënjohës, njëkohësisht sikur NDEROHEN dhe gjithë kosovarët anembanë, apo thjesht dhe vetëm NDERIMI i tyre si “Ambasadorë” të popullit, na bën të ndjehemi krenarë si shqiptarë…

***
(sguraziu – ap, korrik 21)
…në v. 2015 Rita Ora qe nderuar “Ambasadore Nderi” (natyrisht, jo vetëm për bukurinë, as jo vetëm si “kosovare” : ) por për NDERIN që i bën Kosovës duke kontribuar (qoftë dhe tërthorazi, si refleksion) me suksesin, me famën si dhe me promovimin e vlerave të kulturës shqiptare, me promovimin e krenarisë së “shqiptarizmit”, gjithandej nëpër botë – solemnisht e zyrtarisht bukuroshja Rita u emërua “Ambasadore Nderi” në Korrik të 2015, në Ambasadën e Kosovës në Londër, nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga…

…”Ambasador Nderi i Republikës së Kosovës” është çmim-mirënjohje që u jepet shtetasve të huaj dhe shtetasve me origjinë nga Kosova të cilët kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë rreth interesit kombëtar të Kosovës, psh. duke e përdorur famën e tyre për të ndihmuar në njohjen e pavarësisë së Kosovës, nga 2013 deri tani janë nderuar një numër futbollistësh dhe personalitete tjera të njohura; futbollisti Franz Beckenbauer i Gjermanisë, 2013, futbollistët (zviceranë) Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, 2014, futbollisti (belg) Adnan Januzaj, 2014, futbollisti (shqiptar) Lorik Cana, 2015, këngëtarja (britanike) Rita Ora, 2015, xhudistja Majlinda Kelmendi (ambasadore nderi e dy shteteve, Shqipërisë + Kosovës), 2016, si dhe Profesori amerikan Otto von Feigenblatt, 2018…

Please follow and like us: