Vlora Obertinca: Gjeniu brenda nesh…
“Duke u mbyllur në vete, ne mbyllim në qeli gjeniun e vogël brenda nesh, i cili po të dalë në dritën e lirisë, nxjerr margaritarët e diturisë së fshehur” -citat nga libri im motivues “Vera e shpirtit” – Vlora Obertinca.
“Para disa ditëve kisha një kërkesë nga një prej mikeshave të facebook, që të trajtoj temën e të drejtave të barabarta në mes fëmijëve në familje, meqë ajo ishte fëmija që kishte marrë barrët e shumta të familjes mbi supet e saj, ndonëse shumë herë të imponuara kundër dëshirës së saj.
Edhe pse familja ia kishte ndërprerë shkollimin në gjysmë shumë herët, ajo nuk kishte rreshtur së lexuari libra, qoftë në orët e vona kur të gjithë flinin, apo në mes të punëve të shumta të shtëpisë.
Ndonëse, ishte hera e parë që po bisedoja virtualisht me të, e pashë që mbrapa asaj fytyre të bukur, por të vuajtur ndër vite, fshihej një gjeni i vogël me shumë dituri të fshehura metafizike, të interpretuara nga librat fetar, por që kishte aftësinë t’i zbërthente ndryshe në metafizikë me logjikën e saj briliante. Ishte aq elokuente në bisedë sa që po mendoja që, për një kohë të shkurtër mund të avancohej në ndonjë pozitë pune ku komunikimi është kyç.
Ky është gabimi i shumë familjeve shqiptare gjatë edukimit të fëmijëve.
Sidoqoftë, duhet shteti, si instanca më e lartë në shoqëri, të ndajë fonde për atë pjesë të popullatës, që së paku të marrin zanate, t’u mundësohet një jetë e dinjitetshme dhe pavarësi financiare në pjesën e dytë të jetës së tyre…
Please follow and like us: