Zëvendësekretari i NATO-s: KFOR i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti
Bruksel, 6 nëntor 2022 – Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë të shtunën se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të intervenuar në rast se rrezikohet stabiliteti.
Në një postim në Twitter, Geoana ka treguar se ka ai ka biseduar me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak lidhur me tensionimin e situatës në veri të Kosovës.
“Beogradi dhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, Lajçak ka thënë se pajtohet plotësisht me qëndrimet e zyrtarit të NATO-s dhe është mirënjohës për bashkëpunimin e BE-së me aleancën veri-atlantike dhe KFOR-in.
Deklaratat e tyre erdhën pas vendimiy të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, për braktisjen e të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se serbët do të largohen nga të gjitha pozitat në Qeverinë dhe në Kuvendin e Kosovës, në sistemin e drejtësisë, në Policinë e së Kosovës dhe në administratën shtetërore në veri.
Katër komunat me shumicë serbe në veri janë: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.